
Ndërsa hyjmë në muajt e fundit të 2025-ës, disa prej nesh tashmë po planifikojnë garderobën për 2026-ën.
Nëse nuk shpenzoni shpesh për çanta dizajni, të paktën kur ta bëni, mendoni me kujdes çdo aspekt të blerjes: a ju duhet një çantë për ditët e zakonshme, një tote për punë ku të fusni laptopin, një çantë nate për evente, apo diçka në mes.
Pastaj kontrolloni buxhetin për të përcaktuar gamën e çmimeve dhe më pas reflektoni se cila çantë ju emocionon vërtet.
Një çantë e re do ju bëjë të gëzoheni do jetë me siguri çanta Fendi Baguette me print leopardi nga koleksioni S/S 26. Para se të dalë zyrtarisht në treg, Tate McRae u fotografua duke e mbajtur në New York pas performancës së saj në VMAs. Shikoni më poshtë se si e kombinoi McRae këtë çantë që pritet të bëhet ikonike.