
Kate Middleton di si të nisë një trend! Më 4 shtator, Kate Middleton, prezantoi një modle të ri flokësh, i cili anonte më shumë nga tonet e biondes dhe mahniti njerëzit! Ajo u shfaq në Londër me flokë më voluminozë dhe buzëqeshjen rrëzëllitëse në fytyrë!
Neville Tucker, pronari i sallonit të flokëve “Neville’s” në Mayville, një nga vendet e preferuara të mbretëreshës Elizabeth për të rregulluar flokët, tha për “Vanity Fair”, se ngjyra e re e princeshës, me shumë gjasa do të nisë një trend të ri.
“Kate ka zgjedhur një pamje më të guximshme, që dukshëm është më e ndryshme nga ajo që kemi parë zakonisht. Ajo ka luajtur me nuancat e biondes për një periudhë kohe, por vitin e kaluar, shkoi drejt toneve më të errëta. Ky ndryshim është shumë i dukshëm. Do të thoja se kjo është nuanca më bionde që kemi parë në flokët e saj”, u shpreh ai.
Më tej, shtoi:
“Tani që Kate u bë më bionde, ka të ngjarë të nisë një trend, ku shumë njerëz do të kërkojnë të kenë nuanca mjalti në flokë”.
Për paraqitjen e saj publike të enjten, princesha kishte veshur një xhaketë nga Ralph Lauren, një këmishë të bardhë, pantallona të zeza, këpucë loafer dhe sigurisht, një trend të ri, i cili pritet të përhapet!