Promo

Ta sqarojmë një herë e mirë: Ç’është ky Kefiri që ka fiksuar gjithë VIP-at?

Ta sqarojmë një herë e mirë: Ç’është
Lufra event

Që ke dëgjuar për Kefir, këtë s’e vëmë në diskutim. Nuk ka si t’i shpëtosh, e ke parë rrugës për punë, shkollë, market; e ke hasur kur scroll-on në feed, dhe ai kolegu i urtë te puna që s’të jep shumë muhabet, por i dëgjohet fjala, i ka bërë palë shishet e Kefirit mbi tryezë. Dorë me një që ke dhe ndonjë person afër teje (ose je pikërisht ti ky personi) që rri rri dhe pyet “Ore, e ka provuar njeri këtë Kefirin? Si është?” Edhe personazhet e njohur janë kapur me një të tillë në dorë. Dhe, e pranojmë, kur të gjithë duken kaq të fiksuar, duhet ta shikojmë dhe ne se për çfarë po bëhet e gjithë kjo zhurmë.

Ta sqarojmë një herë e mirë: Ç’është

Dhe ja ku po ta zbulojmë: Kefiri i ri nga Lufra është trend, por s’ka ardhur për të qëndruar vetëm një sezon. E dimë çfarë po mendon: “A nuk është thjesht dhallë?” Gabim! Kefiri është një version shumë më inovativ dhe i shëndetshëm, i prodhuar me standarde të larta cilësie. Me një CV kaq prestigjioze, kush s’do donte ta provonte?

Dakord, po çfarë e bën ndryshe Kefirin? Si fillim, ai kujdeset për barkun tënd (balancon florën bakteriale), të jep probiotikë natyralë që s’i gjen kollaj, të forcon imunitetin dhe të freskon në çdo moment të ditës. Na thoni ju, ka ndonjë gjë tjetër në këtë jetë që i drejtohesh me përemër mashkullor, por të trajton me butësinë e një nëne?

Vërtet Kefiri është i përgatitur plot kujdes si nga dora e nënës, por kjo s’domethënë që s’të jep dhe anën argëtuese të “babit”. Kefiri është i mbushur me proteina, kalcium dhe vitamina, që do të thotë: i shëndetshëm, por pa kompromis me shijen. Pra, nëse mendove se është “thjesht qumësht i fermentuar”, është shumë më tepër.

Ta sqarojmë një herë e mirë: Ç’është

Tani, askush s’do të bëjë temë tavoline shëndetin e zorrëve, por ta dini se ky organ është kthyer në diskutimet më të nxehta të mirëqenies. Dhe këtu hyn në lojë Kefiri: nëse s’ke nerva për shumë detaje, mjafton të dish që çdo gllënjkë Kefiri funksionon si një “spa natyrale” për sistemin tënd tekanjoz tretës dhe mund ta vazhdosh me qetësi përditshmërinë tënde.

E dimë, e dimë, kur hyn te detajet shkencore, nis e të duket sikur po lexon një fletë udhëzimi për barnat. Por nuk i shmangim dot kur bëhet fjalë për një fakt kaq të rëndësishëm: Kefiri ka shije të plotë, pa asnjë gram sheqeri të shtuar. E di sa e rrallë është sot të përjetosh eksperienca kaq të pastra apo jo? Nga përzgjedhja e kujdesshme e përbërësve, te standardet strikte të cilësisë, çdo shishe është bërë për ata që kanë zero tolerancë dhe nuk pranojnë asgjë më pak se më e mira.

Ta sqarojmë një herë e mirë: Ç’është

Dhe për ta përforcuar këtë ide, Lufra organizoi një event si asnjë tjetër: një klasë yoga ku dhjetë influencuese të njohura provuan si lidhet harmonikisht kujdesi për trupin dhe mendjen, me ndihmën e Kefirit. Pas relaksit, erdhi surpriza për vajzat (dhe për ty lexues): koktejle dhe smoothie me Kefir! Pra, ky produkt nuk është vetëm i shëndetshëm, por edhe super i larmishëm në përdorim.

Dhe përvojë shijeje, dhe ritual mirëqenieje, kujt ia merrte mendja që do dëshmonim ditë kaq të mira?

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.