Promo

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës
Red Bull Conquer the Castle 2025

Në një garë që sfidoi kufijtë fizikë dhe u zhvillua në një nga vendet më të vështira dhe historike të Shqipërisë, Red Bull Conquer the Castle riktheu magjinë e saj për herë të dytë, këtë herë në Kalanë e Gjirokastrës.

Përballë një terreni të pjerrët, me mure të larta dhe kalldrëm të vjetër, më shumë se 100 atletë nga komuniteti i fitness-it dhe CrossFit-it sfiduan veten dhe kohën në një garë 1.5 km me pengesa. Garuesit u testuan në forcë, shkathtësi, qëndrueshmëri dhe fokus në një kurs që kërkonte shkathtësi të lartë dhe strategji.

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

Kjo kala madhështore, e ndërtuar mbi një kodër që dominon qytetin e gurtë, ofroi një terren të jashtëzakonshëm për sfidat fizike dhe psikologjike të garës. Muret e kalasë, rrugicat me kalldrëm, pjerrësia, pengesat e kthyen këtë aktivitet në një përvojë unike për çdo garues.

Koha në këtë event ishte vendimtare: çdo sekondë kishte rëndësi për të përfunduar pengesat dhe për të kaluar vijën e finishit në kohën më të shpejtë të mundshme. Garuesit nisen me distance nga njëri tjetri dhe në fund 24 garuesit me kohën më të mirë e përsëriten edhe njëherë pengesat.

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

Gara testoi jo vetëm forcën dhe qëndrueshmërinë, por edhe fokusin dhe vendosmërinë e atletëve.

Në finale, 24 atletët më të shpejtë dhe të fortë u përballën për të fituar titullin “Pushtues i Kalasë” në dy kategori: meshkuj dhe femra.

Fituesit e garës ishin:

Meshkuj:
Vendi i Parë: Kevin Hallop (Estoni)
Vendi i Dytë: Hatem Idrizllari
Vendi i Tretë: Jashar Ndregjoni
Femra:
Vendi i Parë: Eulalia Puig Vilardell (Estoni)
Vendi i Dytë: Bleona Koka
Vendi i Tretë: Erjona Bokciu

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

Garuesit përshkruan garën si një përvojë unike, ku sfidat e relievit të kalasë dhe pengesat e ndërtuara i vunë përpara një prove fizike dhe mendore intensive. Një prej pjesëmarrësve tha: “Terreni është sfidues, dhe eshte hera ime e pare ne Shqiperi dhe nuk e prisja te fitoja garen pasi pengesat kerkon shume pergatitje fizike por do provoja serisht”

Ngjarja solli bashkë sportistë dhe entuziastë nga e gjithë Shqipëria dhe Europa, duke kthyer qytetin historik të Gjirokastrës në një skenë dinamike dhe plot jetë.

Red Bull Conquer the Castle po krijon një traditë që do të vazhdojë të zgjasë dhe të rritet në vite, me synimin për të pushtuar kalatë më ikonike të Shqipërisë dhe për të bashkuar kulturën me sportin në mënyrë unike dhe frymëzuese.

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

Pushtohet Kalaja e Gjirokastrës

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.