News

Kërkesa për lirim me kusht: Ç’po ndodh me vëllezërit Menendez?

 

Kërkesa për lirim me kusht: Ç’po ndodh me
Nick Ut/AP


Lyle Menendez pritet të përballet me një juri, e cila do të vendosë nëse ai do të lirohet me kusht. Një ditë më parë, vëllait të tij, Erik, iu refuzua kërkesa për lirimin me kusht, 30 vite pas vrasjes së prindërve të tyre brenda vilës familjare në Kaliforni.
 
Paneli i përbërë nga dy komisionerë, refuzoi kërkesën e Erik Menendez për lirinë me kusht për tre vjet. Pas kësaj periudhe, ai do të jetë përsëri i kualifikuar për aplikim. Një seancë për lirimin me kusht të vëllait të tij, Lyle Menendez, i cili mbahet në të njëjtin burg në “San Diego”, është caktuar gjatë ditës së sotme.

Kërkesa për lirim me kusht: Ç’po ndodh me
 
Komisionerët vendosën që Erik nuk duhet të lirohej pas një dëgjimi që zgjati thuajse 1 ditë, gjatë të cilit ata e pyetën sërish për arsyet pse kreu krimin dhe pse vijonte të shkelte rregullat e burgut. Më pas, juria refuzoi lirimin me kusht, pavarësisht mbështetjes së fortë nga anëtarët e familjes që kanë kërkuar lirimin e vëllezërve për muaj me radhë.
 
Erik Menendez-it iu refuzua kërkesa nga bordi, i cili tha se sjellja e tij e keqe, në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadave në burg tregon se ai mbetet një rrezik për sigurinë publike.

Kërkesa për lirim me kusht: Ç’po ndodh me
 
Komisioneri Robert Barton tha se arsyeja kryesore për vendimin nuk ishte vetëm serioziteti i krimit, por sjellja e Erik Menendez-it në burg.

“Përdorimi i përsëritur i celularit është veprim egoist dhe një shenjë se Erik Menendez beson se rregullat nuk zbatohen për të”, tha Barton.

Vëllezërit Menendez u dënuan në vitin 1996 me burgim të përjetshëm për vrasjen e babait të tyre, José Menendez dhe të ëmës, Kitty Menendez, në vilën e tyre në “Beverly Hills” në 1989-ën. Ata ishin 18 dhe 21 vjeç në atë kohë. Avokatët argumentuan se vëllezërit vepruan për vetëmbrojtje, pas viteve të tëra të abuzimit seksual nga babai i tyre, ndërsa prokurorët thanë se vëllezërit vranë prindërit për një trashëgimi prej disa milionësh dollarëshe.

Historia e tyre

Kërkesa për lirim me kusht: Ç’po ndodh me

Joseph Lyle Menendez, i lindur më 10 janar 1968 dhe Erik Galen Menendez, i lindur më 27 nëntor 1970, janë dy vëllezër amerikanë, të dënuar për vrasjen e prindërve të tyre. Ndonëse ata dëshmuan se e kanë kryer krimin nga frika se i ati do t’i vriste pasi ata e kërcënuar se do të bënin publike dhunën emocionale, fizike dhe seksuale, ndërsa të tjerë aluduan se krimi u krye nga vëllezërit, për të trashëguar pasurinë mijëra dollarëshe të të atit.

Në verën e vitit 1976, kushërira e Lyle dhe Erik, Diane Vander Molen, shkoi në shtëpinë e tyre. Asokohe, Lyle i tregoi se ishte abuzuar seksualisht nga i ati. Vander Molen i tha të ëmës, “Kitty-t”, e cila mori anën e të shoqit, duke thënë se Lyle gënjen. Ajo rikujtoi se prindërit e morën Lyle në një dhomë të veçantë dhe ajo ishte hera e fundit që Diane dëgjoi për akuzat e bëra.

Në vitin 1986, karriera e Jose pësoi një rritje të jashtëzakonshme dhe familja nisi të jetonte në Beverly Hills. Erik kishte një talent të madh në tenis. 2 javë para vrasjes, Erik u regjistrua në “Boy’s Junior National Tennis Championship”. Lyle, nga ana tjetër, nuk kishte rezultate shumë të mira në shkollë dhe u përjashtua për plagjiaturë.

Krimi

Në mbrëmjen e 20 gushtit të vitit 1989, Jose dhe Kitty po qëndronin në rezidencën e tyre, kur Lyle dhe Erik hynë me shotgunë. Jose u qëllua 6 herë, ndërsa Kitty, 10 herë. Para gjuajtjes fatale në faqe, ajo u shtri përtokë, duke qarë pa zhurmë. I biri, Lyle, shkoi edhe një herë te makina e vet, e mbushi shotgun-in dhe u kthye për ta vrarë të ëmën.

Kërkesa për lirim me kusht: Ç’po ndodh me

Pas krimit, vëllezërit qëndruan në shtëpi, duke pritur policinë, pasi kishin bërë lajmërimin. Kur policia mbërriti, vëllezërit thanë se vrasja u bë gjatë kohës që ata ishin duke parë filmin “Batman” dhe më pas, festivalin “Taste of LA”. Gjatë muajve që pasuan, vëllezërit nisën të bënin një jetë ekstravagante, duke bërë udhëtime, sende të shtrenjta dhe duke mbritur biznese. Ata shpenzuan rreth 700,000 dollarë para arrestimit.

Gjatë procesit të parë të hetimit, policia u mundua të gjente motivet që mund të çonin në vrasjen e Jose dhe Kitty-t, duke e lidhur ngjarjen me ndoshta ndonjë tentativë për vjedhje. Ndërsa hetimi vijonte, u dyshua se djemtë vranë prindërit, me qëllim që t’u merrnin pasurinë. Në tentativë për të marrë një rrëfim nga Erik, policia infiltroi mikun e tij, Craig Cignarelli, i cili drekoi me Erik. Kur Craig e pyeti Erik nëse ai kishte vrarë prindërit, djali e mohoi.

Por, Erik e pranoi para psikologut të tij, Jerome Oziel, i cili asokohe ia tha dashnores së vet, Judalon Smyth. Ozel u nda nga Smyth, e cila në nerva e sipër, ia tregoi ngjarjen policisë. Lyle u arrestua më 8 mars 1990, ndërsa Erik u vetëdorëzua 3 ditë më vonë, pasi u kthye nga Izraeli. Të dy djemtë u mbajtën në qeli pa gjyq dhe veçmas.

Vëmendja ndaj çështjes

Çështja e vëllezërve Menendez rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve pasi u ndoq drejtpërdrejt në Court TV në vitin 1993. Avokatja e tyre, Leslie Abramson, tha se vëllezërit vranë prindërit e tyre pasi kishin frikë të jetonin gjithë jetën në abuzim. Ata kishin frikë nga i ati abuzues, i cili u cilësua si pedofil dhe “perfeksionist”. Nga ana tjetër, e ëma u përshkrua si një grua egoiste dhe e paqëndrueshme mendërisht, për shkak të varësive ndaj alkoolit dhe substancave narkotike. Nën efektin e tyre, ajo inkurajonte bashkëshortin që të ishte i dhunshëm ndaj fëmijëve.

Fjalët e avokatës u konfirmuan edhe nga dëshmitë e dy familjarëve. Andy, kushëri, u shpreh se djemtë i kishin treguar për sulmet seksuale, të cilat quheshin “masazhe penisi”. Ndërsa Diane Vander Molen, u shpreh se edhe pse i tha së ëmës së djemve, ajo sërish i injoroi fjalët. Si provë fizike u dha një foto, në të cilën i ati i djemve kishte fotografuar organet e tyre gjenitale, kur ata ishin fëmijë.

Kërkesa për lirim me kusht: Ç’po ndodh me

Erik dëshmoi se disa javë para natës së vrasjes, i tha të vëllait për abuzimet seksuale që po përjetonin, të cilat çuan në zënka të shumta në familje. Vëllezërit, të cilët dëshmuan se i ati kishte kërcënuar se do t’i vriste nëse nuk i mbanin sekret abuzimet. Ata dëshmuan se sherri i fundit ndodhi pak para se të vrisnin prindërit. Lyle dhe Erik morën shotgun-ët dhe më pas, vranë prindërit.

Ata dëshmuan që i ati i kishte përdhurnuar vazhdimisht dhe se abuzimet ishin të tmerrshme. Djemtë thanë se ishin në dijeni të abuzimeve që i ati u bënte të dyve dhe se gjithë kohën kishin jetuar me frikë dhe panik.

 

REELS

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s