
Sa i përket vitit 2025, modelet e ndryshme bob nuk ndalen së shfaquri dhe mes prurjeve të shumta, sërish, bob-i i drejtë (blunt) është prerja më elegante dhe e preferuar.
Ndërsa ngjyrat e flokëve në stil skandinav (Scandi blonde highlights) kanë qenë një trend kyç bukurie që arrin kulmin çdo verë, bob-i skandinav është një tjetër element që do të mbetet dhe do të tejkalojë stinët.
Sekreti i këtij modeli është që vjen në kaq shumë forma, sa praktikisht, nuk të mërzitet.
Është një stil që përqafon stilin dhe atmosferën skandinave; është funksional, i rehatshëm, por edhe shumë cool dhe modern. Ndaj, nëse e ke në plan një ndryshim, mos e mendo më gjatë modelin!