
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij u arrestuan gjatë muajit të kaluar, pasi u akuzua për një përplasje fizike, ku viktima pësoi lëndime të rënda në trup.
Megjithatë, pas ngjarjes shokuese, Meritoni njoftoi se është lënë i lirë, me vendim të gjykatës.
“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, shkroi ai në Instastory.
Më 22 korrik 2025, në Stacionin Policor të Obiliqit, dy vëllezërit u paraqitën vullnetarisht dhe u intervistuan në prani të avokatëve të tyre, pas lajmit që bëri bujë se ata ishin shpallur në kërkim.
Burime për “Pamfletin” treguan atëherë se Meritoni ndodhej jashtë Kosovës dhe Shqipërisë dhe se nuk kishte qenë në dijeni që ishte në kërkim nga autoritetet. Në momentin që kishte dëgjuar lajmet, ai kishte shprehur se do të paraqitej vetë para autoriteteve.