
Letra 1
Mirembrema Anabel une po e shkruaj shkurt, une jetoj ne Austri jam ne 1 lidhje prej gati 1 viti me nje vajze nga Ukraina,me then te drejten eshte shume problem puna e gjuhes se gjermanishten nuk e di edhe aq mire gjuhen e kesaj sbehet llaf fare qe se kuptoj,po nga nje ane eshte mire se kur merzitemi une shaj shqip ajo gjuhen e vete dhe skuptojm gje fare, kemi kultura te ndryshme po kjo sdo te thot qe nuk kalojme mire,"nga nje ane me mire te huajat" vjerren vetem ne skype e kam pare qe kshu skam probleme kalojme shume mire flm nqs e poston. Respekte Anabel
Letra 2
pershendetje miqte e anabelit! Jam Gezimi 23 vjec dhe jetoj ne Londer prej pak vitesh! Jo per mburrje por ne jeten time kane hyre dhe kane dale shume vajza si shqiptare dhe te huaja! Dua te hyj ne teme para 2 muajsh hyra ne muhabet me 1 vajze nga Franca ne nje bar ne oret e heret e mengjesit, pasi biseduam per rreth 1 ore mezi u morem vesht sepse anglishtja e saj ishte cop cop! U largova nga bari dhe doli 1 xhiro, papritur e takova perseri dhe me kerkoi ndihme se kishte humbur portofolin dhe nuk dinte te shkonte tek hoteli qe kishte familjen! Ne fakt nuk doja ta ndihmoja pastaj u mendova dhe pranova pasi me sqaroi vendin ku kishte hotelin dhe familjen u nisem me autobuzin e nates pasi undergraundi hapej ne 7:10 pasi ishte e diele! Gjate rruges filluam te hynim ne bisede te thelle dhe ajo kishte ardhur me pushime dhe me tha qe nuk mundem me te ftuar mbrenda! Dhe pasi shkuam te hoteli ndodhi e kunderta ajo me ftoi mrenda por une nuk pranova sepse ate dite kthehej anglezia ime nga holiday qe ishte me familjen e saj ne spanje, keshtu qe shkembyem vetem nr e tel! Pasi dola te marr anglezen ne airoport hethrow, gjate rruges filloi duhe qare dhe shpjeguar qe me kishte tradhetuar, kaq mjafonte dhe mori fund me anglezen! Fillova te takohesha me francezen dhe pasi mbraruan pushimet ajo ka vendosur te studioj dhe te punoj partime ketu. Kemi vetem 1 jave qe bashkejetojme bashke por mendoj se jam dashuruar marrezisht me te!! Shpresoj qe kesaj here te funksionoj vertet!!
Letra 3
Pershendetje Anabel . Jetoj ne Suedi dhe jam e lidhur me nje djale me origjine turke, por i lindur ketu. Ai eshte parukier dhe student njekohsisht. Une s'jam shume e zonja ne suedisht dhe e perziej me anglishten kur flasim . Deri tani cdo gje shkon super, ai eshte i interesuar per kulturen tone. Ka lexuar goxha ne internet dhe di me shum se une ? Ka filluar te degjoje vetem kenge shqip dhe fiksim e ka tme dedikoje ate te Elvana Gjates : 1 2 3 puthe ? Sa mir esht kur e merr te huaj, sepse prinderit e mi nuk e marrin dot ne interviste (problem gjuha hahah ) edhe nese familjaret thone dicka qe sduhet apo sme pelqen mua, une nuk ja perkthej atij .Kete vere do vizitoje Shqiperine, do sigurohem mos ta coj ne Dukagjin
Letra 4
Bashkjetesa me nje Spanjoll .
Jam 22 vite . Prej 2 vite jetoj me nje spanjoll . eshte e lehte ?? Jo aspak .nga nje ane familja qe me cmend qe pse nuk i mesoj zakonet tona -.-' dhe nga tjera ane eshte ai qe mundohet te kuptoj cdo budallik qe i thote familja ime . Nuk eshye e thjeshte te bashkjetosh me dike qe nuk ka origjinen tende .(sipas familjes sime ) Ai eshte njeri i mrekullueshem . kemi diferenc rreth 5 vite dhe shkojm mrekulli. Un shkoj ne shkolle dhe ai punon . me ndihmon te mesoj apo bej projektet (pasi jam per arkitekture ) . eshte mashkulli i endrrave te mia . ndodh qe une kthehem nga shkolla shume vone , e ai me pret jasht ne oborr dhe shkojm diku ku qetesohemi bashke . Nuk na mungon asgje , ama vetem familja ime eshte problemi . Sa x gjuhen mrekulli , ka filluar dhe ai te mesoj shqipen sepse e pelqen .. kemi ardhir tri here ne shqiperi bashke dhe i ka pelqyer... nuk e di si jan meshkujt shqiptar , por me aq informacione qe kam , ka meshkuj qe nxehen nqs femra e tyre vonohet ne shkolle , e jo me ta presin e te kujdesen per te nqs eshte lodhur . Di qe presin qe femrat te jene sherbetore e tyre , ama kurre Zh nuk me ka bezdisur per dicka .. une jam e lumtur ... Nuk e imagjinoj jeten me dike tjeter , kur per mua ai eshte e ardhmja ime . flm nqs e poston
Letra 5
Mirembrema te gjitheve. Une prej pak muajsh jam martuar me nje italian mbas 7 vitesh bashkejetese. Jemi njohur ne Universitet se studjonim te njejten dege. Ne fillimin e lidhjes kur isha 20 vjec nuk mendoja kurre se do martoheshim. Ne fakt nuk me ka terhequr kurre martesa....nuk ishte ne planet e mia. Si eshte lidhja ime me te? Thjesht fantastike. Qe heren e pare qe e pashe me beri pershtypje shikimi tmerresisht inteligjent i tij. Eshte nje person i thjeshte edhe pse eshte nje funksionar i rendesishem i nje ministrie ne itali. I pelqen shume Shqiperia e vime shume shpesh. Eshte i ndjeshem e i sjellshem. Me terheq gjithe qenia e tij. Nuk eshte se kam menduar ndonjehere nese do martohem me shqiptar apo te huaj. Thjesht kam zgjedhur njeriun e duhur e qe me ben te lumtur.
Letra 6
Pershendetje . Jam e martuar me sirian prej 1vit e gjysme .Jetojm ne Dubai . Ne kemi 4vjet difference un jam 20 ndersa burri 24 e di qe jemi paksa te ri per te qene te martuar mirepo fati ? dashuria eshte ende e fresket si ne fillim . Nuk them qe te huajt jane me te mire se shqiptaret ose ckado sepse ka edhe te huaj qe shoh mirepo te neverisin nga sjelljet por mua me priu fati . Eshte me te vertet nje njeri qe kujdeset shume per mua per familjen time i ndimoj me cdo aspekt ne pagesa te shpis etj po Ashtu e kam ndihmen e tij me cdo gje qe kam nevoj Jemi shume te lidhur me njeri-tjetrin , kuptoj tani edhe gjuhen e tina arabishten nuk me ka kerkuar as te mbulohem apo asgje (nese filloni te paragjykoni se eshte terrorist :p) . Deshta te shtoja sa per familjen e tina eshte me te vertet e mbrekullueshme ata jetojn ne turqi , pytja e pare qe bejne kur flasin me burrin eshte si e ke gruan gjithmon !!! Edhe para se te pyesin per te . Kemi mardhenie te mira nuk me perzihet ne asgje as burri as ata bej qka te dua blej ftoj qdo shoqe qe dua ... Anonim pls :))) nuk do i krahasoja me shqiptaret se kemi te njejta tradita mirepo virtytet sjelljet varen nga personi jo nga kombesia flm ...
Letra 7
Pershendetje! Une jam 25 vjc dhe prej nje viti jam e martuar me nje djal nga egjipti. Ndodhi qe e njohem nga nje shoqe qe jetonte ne egjipt dhe pas sh veshtiresish u bashkuam dhe lidhem kurore bashke. Tani jetojme te dy , punojm te dy dhe jemi shum te lumtur. Mund te them pa pike dyshimi qe ai eshte dashuria dhe e ardhmia ime. Fillimi ishte pak i veshtire pasi u perballa me nje gjuhe dhe kulture shum ndryshe ku isha rritur, por asgje nuk eshte e pamundur kur e do dike me zemer, do pershtatesh. Ai ka ardhur shum here ne shqiperi dhe ne gjuhe ka perparuar shume... Ne ardhjrt e para ne shqiperi mund te them sr fillova pun perkthyesr me gjithe pjestaret e familjes , po tani kuptohen sh mire . dhe une po ja dal me se miri me arabishten time, por ishte me i bukur fillimi ath kur flisja me vjerren vetem me buzeqeshje . Me duket sr kam rilindur prane tij, lumturia i kalon limitet. Ai eshte dashuria , lumturia , gezimi ime , humoristi im personal, mbrojtesi im personal, psikologu im personal dhe babai i bebushit tim qe se shpejti do vije ne jete . Flm nese e poston . lumturi pacit te gjithe ne jete Anonim
Letra 8
Historia ime e dashurise me nje grek :)Nje grek qe di me shume per Shqiperine sesa une! Fjala e pare qe tentova ti mesoje ishte faleminderit! Akoma nuk e thot mire . une sdi asnje fjale greqisht megjithese nuk mbarojne premtimet per kurset qe nuk i filloj kurre! Familja e tij eshte shume kunder.Ska gje! Edhe imja po ben namin! :)Te ken inatet e territoreve edhe keta tanet? Premtimi i te dyve eshte qe femija jone ska per ta patur emrin kosta,Andrea apo ku e di une! Me ato uljet e ngritjet si cdo lidhje ne bote,sdo thoja se ka ndonje uau te madhe se seshte shqiptar.Dashuria nuk ben dallime! gjithe te mirat per ju!Sindi
Letra 9
Mirmbrema Anabel, une qe po ju shkruaj jam nje mik qe ju do te miren . une bashkjetoj me nje vajze rumune prej 3 vjetesh, normal q kemi edhe ne ato kontraditat tona si cdo cift tjeter, por kryesorja eshte qe kalojme mire, ajo ka mesuar shqip ( me bezdis edhe pse vete ja kam mesuar) di te te kerceje vallet tona, di te bej dhe byrek e ka mesuar mamaja ime. Aq shume eshte shqiptarizuar ajo saqe mua me duket sikur eshte shqiptare edhe gjuha qe perdorim me njeri-tjetrin eshte shqip 70% edhe pse une flas rumanisht, anglisht, italisht na ngjit ne gjuhen shqipe me teper. shpesh mendoj qe ti jap fund edhe te gjej nje vajze shqiptare qe femija te jet shqiptare 100%, po kur mendoj sa te veshtire do e kem te gjej nje vajze si e dua une me duket se do me marri gjithe jeten derisa ta gjej. ndersa kjo mi ka mesuar huqet e di ca me pelqen edhe cfare jo, gatimet i qan me prinderit shkon mire i respekton sa ndonjehere me duket sikur do me shume prinderit e mi se te vetet. Nuk them se vajzat shqiptare nuk jane te mira por ne pergjithesi jane shume koke forta edhe eshte e veshtire. nuk besoj se ja vlen ta le kete qe kam per te gjetur nje tjeter qe nuk i dihet si mund te me bjeri per pjese. Anonim zh
Letra 10
Persh anabel edhe une kam dy vjet qe jam e lidhur me nje italjan qe e kam njohur ne universitet.Kam ardhur qe e vogel ketu bashke me familjen time. Mamaja ime edhe pse eshte njeri i shkolluar kur behej fjala per traditat shqiptare ishte e patundshme!Jam rritur me iden qe egziston vetem nje dashuri ne jete dhe se kur ta kisha gjetur do kishte qene pergjithmone.Nje gje te mire qe italjanet kane eshte se femra eshte e respektuar ne max.Ai respektonte idet e mija.Ai priti per puthjen e pare,priti edhe per te tjerat.Asnjehere nuk me bente presjon per asgje,gje qe cunat shqiptar se kane kurre!Madje shume prej tyre,mesa kam degjuar,tallen shpesh me gocat.Mbaj mend kur me ka propozuar njehere nje shqiptar qe e nihja ,direkt filloj te me prekte doren e me skuadronte me ato syte si skifter nga koka te kembet,pa degjuar cfare kisha per te then!Tjeter gje negative e cunave shqiptar eshte se jane shume interesxhinje dhe pertaca .Une nuk vendosa ta merrja italjan thjesht e ndjeja qe ishte i duhuri.Familja e tije me do shume se un qe ne fillim i thash qe dua qe prindrit e tu te me njohin perpara.Ata me pranuan menjehere.Familja ime ne fillim nuk ishte aq e lumtur se kishin enderruar per mua qe te kisha nje shqiptar,por kur pan sesi ngrihesh e me ndihmonte ne pergatitjen e ushqimit sesi me fliste ,sa i kujdesshem ishte , e sa shume me donte me kalimin e kohes e pranuan dhe ata...Nje gje negative e tije eshte se nuk eshte i dashur me familjen time.Dmth flet e ben muhabet me ta por rri gjithmon serjoz.Kurse cunat shqiptar jan me te dashur me familjen e goces. Tjeter aspekt negative ose positiv eshte se kursen shume leket dhe si del nga e prapta: ai ka nje posicion te larte lavorativ ,Familja e tije jan mire ekonomikisht dhe ky akoma nuk u jep qindarke prinderve....Nejse jane pika veshtrime te mijat se besoj se te gjithe me kuptojne cfare dua te them. Un nuk vi nga nje familje e pasur ama kemi te gjithe nje zemer aq te madhe saqe ndanim cdo gje mes nesh.Ai nuk eshte keshtu kur vemi ne ristorant dhe vjen pjata ime un nuk ha kurre pa i dhen dicka ati...piruri i pare eshte i tije....ai jo ati i vjen pjata dhe fillon te haje direkt pastaj kujtohet qe jam edhe un edhe thote do cike...hahaha....njese se ai per te ngren vdes....them ska problem ...un jam shpesh here them jo per gjerat qe me ofrohen,por me te dashurin tim kam mesuar te them poooo se ndryshe nuk ma kerkon prap per here te dyte! Ne fillim i thoja jo pjatava te shtrenjta se mendja e shqiptarit te shkrete eshte perhere sdua ta bej te harxhohet....Kurse tani jam bere edhe une e 'zgjuar' hahhahaha.....Nejse cdo njeri ka difekte pavarsisht nga kombesia i imi ka kto qe ju thash larte por ama eshte i vetmi njeri qe ma ka bere zemren te rrahi dhe qe mw ben te ndjem nje femer e lumtur dhe gjithmon e deshiruar!Rrofte dashuria kudo !!!!Naten anabelista