Showbiz

Gjesti tha se iu bë padrejtësi: Reagon drejtuesi i kompanisë që akuzoi këngëtari

Gjesti tha se iu bë padrejtësi: Reagon drejtuesi i kompanisë
Gjesti

Gjesti ka trazuar rrjetin, duke u shprehur se po përballet me padrejtësi nga distributori i tij i mëparshëm, çka po e pengon të publikojë projekte të reja muzikore. Ai u shpreh se “nuk do të dorëzohet kurrë dhe se derisa të zgjidhë këtë çështje, nuk mund të publikojë asgjë”.

Erkand Shabani, drejtues i platformës “Onima”, ka bërë një reagim zyrtar në rrjetet sociale, ku sipas tij “janë duke u shpërndarë lajme të rreme për Onima-n nga Gjesti dhe menaxhimi i ri”. Ai shprehu keqardhje të thellë dhe sqaroi se burimi i mosmarrëveshjes së platformës dhe Gjestit lidhet me monetizimin e përmbajtjeve artistike.

“Onima shpreh keqardhje të thellë lidhur me fushatën e shpërndarjes së lajmeve të rreme në adresën tonë nga Gjesti dhe (ekipi) menaxhues i tij”, u shpreh fillimisht drejtuesi i Onima-s. Në këtë rrethanë, ne jemi të detyruar të sqarojmë se burimi i mosmarrëveshjes mes Onima-s dhe Gjestit është synimi i këtij të fundit për t’i liruar nga kontrata për distribuim dhe monetizim të përmbajtjeve artisitke të tij", u shpreh ai.

Erkandi theksoi se Gjesti dhe platforma e re që e ka në menaxhim, ka kërkuar një shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tyre dhe sipas Onima-s, kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e ligjshme.

“Kjo është një çështje, objekti i së cilës rregullohet hollësisht në kontratën e nënshkruar nga vetë Gjesti, me vullnet të lirë. Në vend që të adresojë shqetësimin e tij nëpërmjet instrumenteve ligjore, Gjesti dhe ekipi menaxhues i tij ka bërë kërkesë për shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tij të njëanshëm, i cili nuk është në përputhje me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme me Onima”.

Gjesti tha se iu bë padrejtësi: Reagon drejtuesi i kompanisë

Reagimi i Erkandit vjen pasi Gjesti adresoi publikisht problematikat që po has rishtazi në karrierë.

"Këtë sezon unë jam detyruar t'i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte të zgjidhen, t'i mbaj të gjitha këto projekte për vete pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë projekt me këtë distributor", u shpreh Gjesti në një postim në Instagram.

Më tej, shtoi:

"Unë shpresoj dhe besoj shumë që këto konflikte kanë për t'u rregulluar shumë shpejt, në mënyrë që unë të filloj publikimin e projekteve direkt. Besomëni që mezi po pres t'i ndaj me ju këto projekte, edhe besomëni që nuk kam për t'u dorëzuar kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet."

 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?