
Ndërsa Jennifer Lopez vazhdon turin e saj europian, një gjë është e sigurt: stilin nuk e ka harruar në shtëpi. Nga Italia në Poloni, çdo dalje e saj është një leksion i modës se si të dukesh europiane pa qenë europiane.
Në një dalje të fundit për shopping në Varshavë, J.Lo u shfaq me një fustan mini dhe taka të ulëta, kombinim i përsosur që thërret: e rafinuar, por pa e tepruar. Pa logo të mëdha, pa pantallona sportive apo çanta me zinxhirë të mëdhenj.
Nëse do të udhëtosh drejt një kryeqyteti europian gjatë pushimeve, receta është e thjeshtë:
- Zgjidh veshje që duken sikur kanë kaluar më parë nga një kafe pariziene,
- Shmang çdo gjë që duket si “fast fashion me ngut”,
- Dhe po, takat e ulëta dhe elegante janë kthyer fuqishëm.
Sepse Jennifer Lopez mund të jetë një nga gratë më të famshme në botë, por në këtë rast, ajo po jep një mësim shumë të nevojshëm: ka një vijë shumë të hollë ndarëse mes “stilit të udhëtimit” dhe “turistit që ka humbur portën e avionit”.