Promo

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë të shpërfill çdo vend tjetër!

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë
Millennium Garden

Gjithmonë kam menduar se mëngjeset duhet të jenë thjesht një rutinë e vrazhdë: një kafe e fortë që të sjell në terezi për ditën + një gënjeshtër “do ha diçka më vonë”. Deri kur një ditë, pa paralajmërim, përfundova në Millennium Garden.

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë

Nëse Kopshti i Edenit kishte mollën si mëkat të parë, në Millennium Garden ishte pancake-u. Një pancake aty ishte si një shpërthim i vogël rebelimi, një arsye për të tradhtuar çdo rutinë dhe për të besuar se meritoja më në fund një mëngjes të hajrit!

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë

Në Millennium Garden të rrethojnë pemë shekullore që duket sikur të thonë: “mos u shqetëso, çdo mëkat prej urisë këtu falet, sa mëkatarë kemi parë ne përpara teje!”. Tavolinat e mbështjella mes gjelbërimit që duken sikur janë rritur nga toka vetëm për të mirëpritur klientin, të bëjnë të ndihesh si protagonist i një filmi romantik francez.

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë

E enjtja ka gjithmonë ritualin e vet: Aperitive Hour nga katër deri në shtatë, me DJ që vendos ritmin dhe snacks “on the house”. Po fundjavave ndodhte magjia më e madhe më thanë kamerierët e sjellshëm. Brunch-i zgjaste deri në tre pasdite. Mimosa pa teklif në tre të drekës dhe askush nuk të gjykon.

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë
Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë
Jo vetëm që nuk të shikon njeri, por ndjen një farë krenarie që po shpërblen veten për javën e rëndomtë që kalove. Çdo gotë që shijoja më bënte të harroja orët, ish-in dhe situatat e sikletshme në të cilat isha gjendur gjatë këtyre… 20+ viteve të fundit. Ndihesha si e vetmja që kishte zbuluar këtë sekret të qytetit.

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë

Menuja është kapitull tjetër pastaj, një ndërthurje e përsosur e çdo dëshire: pizza që të ngroh shpirtin, sushi nga Opium Sushi Bar që, po të ishte më i freskët, do ishte salmon në lumenjtë e Alaskës dhe shijet e Indisë që të çojnë drejt Chakra Indian Restaurant, pa e lënë Tiranën.

Gjeta një lokal në Tiranë që më ka bërëGjeta një lokal në Tiranë që më ka bërëGjeta një lokal në Tiranë që më ka bërë

Dhe më e bukura është se Millennium Garden është vendi ku mund të organizosh gjithçka private. Një ditëlindje që do lërë mbresa tek të ftuarit e tu, një darkë intime ku të gjithë të thonë “si e gjete këtë vend?!” dhe ti buzëqesh djallëzisht duke pirë gotën tënde.

Tani po pret të them që e lashë darkën me përshtypjet më të mira dhe rrugës për shtëpi e ruajta Millennium Garden-in si një kujtim të mirë në memorien time? Gabim. Çdo mëngjes jam aty, duke provuar ndonjë gjë të re, duke vënë re njerëz që përpiqen ta lexojnë menunë si detektivë dhe duke buzëqeshur me veten, sepse papritmas më erdhi turp që u bëra si e shtëpisë këtu dhe nuk dua të kthehem më në rutinën e zakonshme!!!

REELS

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Për interpretimin e saj në filmin Anatomy of a Fall, Sandra Hüller u bë aktorja e tretë gjermane e nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë.

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂