Lifestyle

"RestArt": Ekspozita ku nuk duhet të mungoni

Nga dita e sotme, në orën 20:00 në hapsirën DESTIL-Albania do të hapë dyer ekspozita multimediale "RestArt". Një projekt nga Expoart.40 që ka për qëllim të sjellë në një hapsirë të vetme, kaosin që shoqëria jonë po jeton, duke ngacmuar shqisat e publikut nëpërmjet mediumeve të ndryshme. Ky projekt është realizuar gjatë muajit Maj në Prishtinë dhe ashtu siç shprehet drejtorja artistike dhe kuratorja e eventit, prof. Majlinda Kelmendi, tani ky projekt do të vijë edhe pranë publikut artdashës të Tiranës.

Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë artistë shqiptarë e të huaj me famë ndërkombëtare në fushën e artit bashkëkohor të cilët do të sjellin vepra në zhanre të ndryshme të artit: fotografi, video, instalacion, pikturë etj. Artistët që do të jenë pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë Burim Gashi, Dusan Zidar, Irena Paskali, Katerina Belkina, Klodian Deda, Susanne Hofer, Tanja Kalf, Teuta Jashari Kajtazi dhe Eris Kajtazi .

"RestArt" kërkon të provokojë shoqërinë nëpërmjet veprave artistike për t’i dhënë një përgjigje pyetjeve që bën secili mbi ketë kaos të jetës politike, ekonomike e sociale. Në këtë mënyrë është menduar që kjo ekspozitë të kontribuojë në sensibilizimin e gjithë shoqërisë për ndryshim radikal së pari të mentalitetit përfitues, intrigues, antivlerës, korrupsionit, indiferentizmit etj.

REELS

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠

Lloj soj trendi 💅

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈