
Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer së fundmi planet e saj për zgjerimin e familjes.
Në një intervistë për emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, këngëtarja tha se dëshiron që të bëhet nënë e një vazje, por ka një problem hormonal që po vështirëson këtë dëshirë të sajën.
“Ne kemi dy vjet që po përpiqemi të bëjmë një vajzë. Unë kam një problem hormonal. Do doja shumë ta kisha një vajzë,”- tha ajo.
View this post on Instagram
Këngëtarja është nënë e një djali nga martesa e saj e parë, Fernando. Prej vitesh ajo bashkëjeton me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha, i cili po ashtu ka një djalë, Bekimin, të cilin Çiljeta vazhdimisht e ka konsideruar si djalin e saj të vogël.