Lifestyle

Gjendet i pajetë hetuesi i ngjarjeve paranormale, teksa ishte në turneun e prezantimit të Annabelle

Gjendet i pajetë hetuesi i ngjarjeve paranormale, teksa ishte në
Dan Rivera/Instagram

Një hetues i aktiviteteve paranormale, Dan Rivera, u gjend i pajetë në dhomën e hotelit të tij. Ai ishte 54 vjeç. Hetuesi kryesor i Shoqatës së Kërkimeve Psikike të New England në Connecticut, u gjend i vdekur më 13 korrik, gjatë vizitës së tij në Pensilvani, ndërsa ishte në turneun “Devils on the Run”, ku prezantohet kukulla Raggedy Ann, e cila supozohet të jetë e “pushtuar” nga Annabelle.

Sipas regjistrimeve të shërbimit të shpëtimit të qarkut Adams, ekipet emergjente iu përgjigjën një telefonate në një hotel në Gettysburg dhe i dhanë ndihmën e shpejtë (por pa rezultat) Rivera-s. Më tej, organizata konfirmoi vdekjen e tij në një postim në rrjetet sociale.

“Jemi thellësisht të pikëlluar dhe ende po përpiqemi të përballojmë këtë humbje. Dan besonte me gjithë zemër në ndarjen e përvojave të tij dhe edukimin e njerëzve për paranormalen. Mirësia dhe pasioni i tij prekën çdo person që e njihte. Faleminderit për mbështetjen në këtë kohë të vështirë”, shkroi organizata në postim.

Ndalesa në Gettysburg gjatë turneut “Devils on the Run” u organizua nga grupi “Ghostly Images of Gettysburg” në “Soldiers National Orphanage”.

“Ghostly Images of Gettysburg” dha një deklaratë për People më 15 korrik, në të cilën thuhej:

“Ishte një nder për “Ghostly Images of Gettysburg” që të organizonte turneun e njohur ‘Devils on the Run’ këtë fundjavë, ku prezantoi një objekt legjendar me hetues prestigjiozë nga Shoqata e Kërkimeve Psikike të New England. Gjatë vizitës së tyre, ekipi pësoi një humbje të thellë me vdekjen e papritur të Dan Rivera, hetuesi kryesor i shoqatës. Trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm”.

“Dan ishte një figurë e dalluar në komunitetin e kërkimeve paranormale dhe do të mbahet mend për mirësinë dhe udhëheqjen e tij,” shkruhej në deklaratë.

“U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të Dan. Ndërsa pikëllohemi për humbjen e një miku të dashur, ritheksojmë përkushtimin tonë për të ruajtur historinë e pasur dhe përvojat paranormale që bëjnë Gettysburg-un kaq të veçantë”, përmbyllet deklarata.

Sipas website-s së shoqatës, Rivera punoi mbi kërkime dhe hetime paranormale për më shumë se 10 vjet. Ai lindi dhe u rrit në Bridgeport, Connecticut.

“Në moshë të hershme u njoh me fenomenet e fantazmave, pasi kishte qenë dëshmitar i ngjarjeve paranormale që ndodhnin në shtëpinë e tij,” thuhej në biografinë e tij, e cila përmendte gjithashtu se ai ishte ekspert në rite dhe rituale të ndryshme.

Shkaku i vdekjes së Rivera-s nuk është zbuluar.

Gjendet i pajetë hetuesi i ngjarjeve paranormale, teksa ishte në

Sa i përket kukullës famëkeqe, origjina e saj daton në vitin 1968, kur një studente e infermierisë e mori kukullën si dhuratë në shtëpinë e saj, ku jetonte së bashku me një mike.

“Pothuajse menjëherë, shoqet e dhomës panë ngjarje të çuditshme me kukullën dhe u njohën me një medium ku u tha se kukulla ishte e pushtuar nga shpirti i një vajze të re të quajtur Annabelle”.

“Të dyja përpiqeshin ta pranonte shpirtin e kukullës dhe ta kënaqnin atë, por në këmbim merrnin vetëm keqdashje dhe qëllime të dhunshme”, rrëfen organizata. Më tej, themeluesit e kësaj organizate, Ed dhe Lorraine Warren, u ftuan në shtëpinë e vajzave dhe përcaktuan se Annabelle ishte e pushtuar. Ata e morën kukullën nga shtëpia dhe e ruajtën në një kuti qelqi “për të mbajtur të izoluar entitetin me shpirt të keq.”

Historia e Annabelle dhe çiftit të hetuesve paranormalë frymëzoi sagën horror “The Conjuring”.

 

REELS

I qani hallin kalorësit se i varen këmbët 🤓🙂‍↕️

Me këto temperatura, kemi gjetur arratisjen perfekte. ☀️🍦 Nalta sjell një copëz Itali në Tiranë, pikërisht kur na duhet më shumë. @nalta.tirana

☀️ 3 në 1 që zëvendëson gjithçka në rutinën tënde të mëngjesit... JECLAIRE SUNSHIELD SPF 50+ MULTIEFFECT Mbrojtje + Hidratim + Anti-age në një hap të vetëm. Me qumësht organik gomarice i njohur për vlerat e tij Ky nuk është thjesht një krem dielli. Është një formulë farmaceutike francezo-greke që punon çdo ditë për lëkurën tënde 👇 ✨ SPF 50+ mbrojtje e lartë ndaj UVA/UVB 💧 Hidratim i thellë dhe ushqim i lëkurës ⏳ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe parandalon plakjen 🌿 Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës 💄 Teksturë “second skin” – perfekte si bazë make-up (ose edhe pa make-up) 💡 Përdore çdo mëngjes si hapi i fundit i rutinës (fytyrë + qafë) – dimër & verë, çdo ditë! ✨ Lëkura jote nuk ka nevojë për 3 produkte... kur ka 1 që bën gjithçka.

Apo është perfekt?! 🙂‍↕️

Do e blinit ju?! 🦦

Bromanca më virale e momentit 🤣💕

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓