Anabelizim

Mes nesh: “ChatGPT po më ndihmon të fitoj debatet me partnerin, por e shoh që përtoj të logjikoj”

Mes nesh: “ChatGPT po më ndihmon të fitoj debatet me partnerin,

Ka shumë mënyra për të zgjidhur debatet me partnerin. Mund të merrni pak kohë për të reflektuar, të kërkoni këshilla nga miqtë dhe familjarët, të nisni terapi në çift... Ose, nëse doni të kurseni kohë dhe para, thjesht mund t’i kërkoni ndihmë ChatGPT-së.
 
Në podcastin e saj “Miss Me?”, Lily Allen foli për mënyrën si e përdor chatbot-in e inteligjencës artificiale për të formuluar mendimet e saj kur ka debate me bashkëshortin, aktorin e “Stranger Things”, David Harbour dhe sigurisht, nisur nga kjo, mendoj se të gjithë e kemi bërë në një moment specifik, kur thjesht s’kemi pasur nerva të mendojmë gjatë, por normal, kemi dashur të fitojmë debatin.
 
Unë dhe partneri zihemi për gjithëçfarë tematikash, që nga aborti (një gjë serioze), deri te “pse ky film është i mbivlerësuar” (mendim totalisht personal). Megjithatë, në thuajse çdo debat, futem në ChatGPT, jo për të kontrolluar fakte e statistika, por për t’i mëshuar debatit dhe për të marrë fitoren.
 
Praktikisht, mesazhet e ChatGPT-së ruajnë ekuilibrat dhe nisin pak pasiv-agresiv, në sensin: “O zemër, shiko se e kuptoj ç’do të thuash ti, por mendoj se s’ke të drejtë”. Domethënë, gjithë kjo fjali e kuruar, automatikisht të vendos në një pozicion më të favorshëm, sepse nëse debati nuk është më në favorin tënd, përdor një teknikë tjetër: Merrja mendjen dhe vëmendjen personit tjetër me 100 fjalë boshe.

Më tej, pasi nis pak butë me një fjalë të ëmbël dhe me shprehjet “e kuptoj/mendoj”, ChatGPT del fiks ku dua unë: në një argument që del si dua unë, duke e çuar retorikën sërish në favorin tim.
 
Unë, një person kurioz dhe “i papunë” ndonjëherë e di se duhet që ta personalizosh pak chatbot-in. I tregoj ca gjëra për marrëdhënien, për veten, çfarë ka qejf partneri im, shto edhe faktin që ChatGPT ka njohuri edhe për debatet e mia të mëparshme dhe ja ku u krijua kombinimi perfekt që unë të fitoj edhe një tjetër debat dhe t’i tregoj partnerit që ka në krahë një vajzë të mençur që nuk lëshon pe (por që ai s’e di që unë kam një aleat të pathyeshëm).
 
Por, megjithatë, vë re se ka një qasje distopike e gjitha kjo. Unë tani e di që s’kam pse lodhem e i bie gjatë për një debat, thjesht hap ChatGPT-në. I dashuri im, nga ana tjetër, lodh mendjen të më argumentojë gjëra që unë i dëgjoj vetëm për t’ia shkruar chatbot-it tim të dashur. Kjo, jo vetëm s’po e bën sfidues debatin, unë s’e dëgjoj që të argumentoj, por unë po përtoj të mendoj! Ndiej që po më “kalbet” truri ngadalë dhe se mbase, në njëfarë pike do e humb fare dëshirën për të bërë një sherr të lezetshëm që më jep kënaqësi dhe adrenalinë.
 
Jo, s’e kam pyetur ende ChatGPT-në për këtë fenomen, por po mendoj seriozisht që të mos futem më në internet për gjëra personale. Edhe ti mos e lexo këtë artikull. Përqafo të dashurin se ChatGPT nga puna, do na marrë edhe marrëdhëniet.

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠