Metropolitan

Nicky Hilton dhe James Rothschild: Martesa që bashkon familjet multimiliardere

Sot në pallatin Kensington, të ftuar të famshëm e famëkeq do të asistojnë në martesën mes Nicky Hilton dhe James Rothschild.

Trashëgimtarja e rrjetit të jashtëzakonshëm të hoteleve dhe pasardhësi i familjes së bankierëve më të famshëm në Europë, deri më tani nuk kanë pasur shumë gjëra të përbashkëta përveç pasurive marramendëse dhe skandaleve mediatike.

Nusja 31-vjeçare, motra e vogël e Paris Hilton mësohet se do të veshë një fustan Valentino me vlerë 50'000 pound ndërkohë që vetëm unaza e saj e fejesës me një diamant masiv ka kushtuar 1 milion pound.

Festimet janë organizuar nën mbikqyrjen e nënës së Nicky-t dhe pritet që ceremonia të jetë çdo gjë, përveçse e thjeshtë. Të ftuarit e parë kanë mbërritur në Londër ku kanë ekspozuar makinat e tyre super luksoze. Pritet që kjo të jetë një nga dasmat më ekstravagante të vitit, ku dy familjet do të bashkohen në një aleancë dinastike.

Burimi: Daily Mail

REELS

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

----nicky-hilton-dhe-james-rothschild-martesa-qe-bashkon-familjet-multimiliardere