Metropolitan

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja e personazhit

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja
"Wednesday" 2/ Netflix

Të gjithë përgatituni shpirtërisht: sezoni i dytë i "Wednesday" është më afër se kurrë dhe traileri sapo na dha gjithçka që (nuk) do donim të shihnim. Netflix publikoi pamjet e para të kapitullit të ri gotik më 9 korrik – që sigurisht do të ishte një ditë e mërkurë – dhe ato janë një miks i zymtësisë, humorit të errët dhe dhimbjes së parashikuar.

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja

Jenna Ortega rikthehet në rolin e ikonikes Wednesday Addams dhe këtë herë, ajo nuk po përballet thjesht me drama adoleshentësh me superfuqi, por me një vizion që e trondit thellësisht, shoqja e saj më e mirë, Enid (Emma Myers), vdes. Dhe Wednesday është e bindur që është faji i saj.

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja

“Enid vdes dhe është i gjithi faji im”, dëgjohet ajo duke iu rrëfyer Morticia-s (Catherine Zeta-Jones), ndërsa premton “Do e shpëtoj ose do vdes duke u përpjekur”.

Ndërkohë, në Nevermore, ajo përballet me famën e papritur si “shpëtimtarja” e shkollës, por siç e dimë të gjithë, Wednesday nuk është tipi që i pëlqejnë duartrokitjet. Në vend të lavdisë, ajo ka një punë më të rëndësishme, të ndalojë së ndodhuri atë që ka parë në vizion.

Pamjet tregojnë gjithashtu fytyra të reja në kast, përfshirë Steve Buscemi si drejtori i ri i Nevermore, si dhe kthimin e aktorëve të dashur nga sezoni i parë. Dhe nëse kjo nuk mjafton, Lady Gaga do të shfaqet si e ftuar speciale, ndërsa Christopher Lloyd, aktori origjinal i Uncle Fester nga filmi i vitit 1991, do të bëjë një dalje të beftë në serial.

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja

Sezoni 2 do të ndahet në dy pjesë: katër episode më 6 gusht dhe katër të tjera më 3 shtator, të dyja të mërkurave, siç e do tradita Addams.

Me më shumë mister, më shumë të vdekur të parashikuar dhe më shumë stil gotik, Wednesday po vjen për të na mbërthyer sërish. 

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

"Wednesday" returns with season 2 - Fans in shock over beloved character's death

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja
"Wednesday" 2/ Netflix

Everyone, brace yourselves: Season 2 of "Wednesday" is closer than ever, and the trailer just gave us everything we (didn't) want to see. Netflix released the first look at the new gothic chapter on July 9th — which would have been a Wednesday, of course — and it's a mix of grimness, dark humor, and predictable heartache.

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja

Jenna Ortega returns as the iconic Wednesday Addams, and this time, she's not just dealing with superpowered teen drama, but with a vision that shakes her to the core: her best friend, Enid (Emma Myers), is dying. And Wednesday is convinced it's her fault.

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja

"Enid dies and it's all my fault," she is heard confessing to Morticia (Catherine Zeta-Jones), as she promises "I'll save her or die trying."

Meanwhile, in Nevermore, she faces unexpected fame as the school's "savior," but as we all know: Wednesday is not the type to take a beating. Instead of glory, she has a more important job: to stop what she saw in her vision from happening.

The footage also shows new faces in the cast, including Steve Buscemi as Nevermore's new director, as well as the return of beloved actors from season one. And if that wasn't enough, Lady Gaga will make a special guest appearance, while Christopher Lloyd, the original actor who played Uncle Fester in the 1991 film, will make a surprise appearance in the series.

“Wednesday” rikthehet me sezonin 2 - Fansat në shok nga vdekja

Season 2 will be split into two parts: four episodes on August 6 and another four on September 3, both on Wednesdays, as Addams tradition dictates.

With more mystery, more predicted deaths, and more gothic style, Wednesday is coming to grips with us again. 

----news/82763/metropolitan-i6/wednesday-rikthehet-me-sezonin-2-fansat-ne-shok-nga-vdekja-e-personazhit-i83237