Metropolitan

Marigona Qerkezi: Zëri i Fuqishëm Shqiptar që Po Pushton Skenat Ndërkombëtare të Operës!

Marigona Qerkezi: Zëri i Fuqishëm Shqiptar që Po Pushton Skenat

Përgatituni të magjepseni nga Marigona Qerkezi, një nga zërat më të fuqishëm shqiptarë në skenën operistike ndërkombëtare! Me një interpretim që mbërthen publikun dhe një zë që ngjitet drejt majave, ajo ka pushtuar disa nga skenat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfaqësuar denjësisht trashëgiminë tonë kulturore në gjithë botën.

Marigona Qerkezi, sopranoja e shquar me origjinë nga Kosova, e lindur në Zagreb dhe e shkolluar në Prishtinë, ka nisur rrugëtimin e saj muzikor në moshë shumë të re, duke interpretuar për herë të parë para publikut në Lubjanë në moshën 6-vjeçare. Ajo ka shkëlqyer si në flaut ashtu edhe në këndim, duke fituar një Master në të dyja degët nga Universiteti i Arteve të Bukura në Prishtinë.

E vlerësuar nga kritika ndërkombëtare për zërin e saj "plotësisht të pasur me një rrumbullakësi nga lart poshtë dhe një prani mbizotëruese në skenë" (OperaWire), Marigona ka interpretuar role kryesore në teatro prestigjioze si Teatro Regio di Parma, Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, New National Theatre në Tokio, Teatro La Fenice në Venecia dhe Royal Opera House Muscat. Ajo është fituese e shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë çmimin e parë në Konkursin e Operas "Leyla Gencer" dhe çmimin special nga Accademia Teatro alla Scala.

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në rolet si Mimì në "La Bohème", Elvira në "Ernani", Leonora në "Il Trovatore" dhe shumë të tjera, Marigona vjen në shtëpi, në Tiranë, për një recital të veçantë në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Ky është një rast unik për të shijuar nga afër talentin e jashtëzakonshëm të kësaj artisteje që na bën krenarë.

Data: 12 Qershor Ora: 20:00

Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:

10:00-14:00 dhe 16:00-20:00

Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

 

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee