Regjisori dhe aktori, Justin Baldoni, ka pësuar një disfatë të rëndësishme ligjore, pasi një gjykatës federal në SHBA rrëzoi padinë prej 400 milionë dollarësh që ai dhe kompania e tij, Wayfarer, kishin ngritur ndaj Blake Lively, Ryan Reynolds, publicistes Leslie Sloan dhe gazetës The New York Times.
Baldoni ngriti padinë pas akuzave të Lively-t në dhjetor 2024, në të cilat ajo e akuzonte për ngacmim seksual dhe fushatë shpifëse, pretendime që ai i ka mohuar kategorikisht. Në kundërpërgjigje, aktori e akuzoi Lively-n për shpifje dhe deklaroi se padia e saj ishte një veprim hakmarrës dhe e pabazuar në fakte.
Gjithashtu, Baldoni paditi New York Times, duke kërkuar si dëmshpërblim 250 milionë dollarë, pasi e akuzoi për shpifje në një artikull që mbështeste versionin e Lively-t. Ai pretendoi se shkrimi nxit një “fushatë shpifjesh” ndaj tij dhe kompanisë së tij. Nga ana tjetër, padia ndaj Reynolds dhe Sloan pretendonte se ata shpifën dhe u përpoqën ta shantazhonin, duke përhapur informacione që e portretizonin si abuzues seksual.
Të hënën, më 9 qershor, gjykatësi Lewis Lehman rrëzoi paditë për shpifje dhe shantazh, duke deklaruar se nuk kishte prova për keqdashje nga ana e të paditurve. Ai theksoi se deklaratat e Blake Lively-t në dokumentet gjyqësore ishin të mbrojtura ligjërisht, ndërsa hodhi poshtë edhe pretendimet ndaj Reynolds, Sloan dhe New York Times, duke thënë se nuk kishte fakte dhe prova që ata kishin përhapur informacion të pavërtetë me qëllim dashakeqës.
Megjithatë, gjykata i dha mundësi Baldoni-t që deri më 23 qershor të paraqesë sërish disa akuza, përfshirë ato për shkelje të kontratës dhe sabotim të marrëveshjes.
Ekipi ligjor i Lively e cilësoi vendimin si një “fitore të plotë dhe një shfajësim absolut” për aktoren, Reynolds, Sloan dhe gazetën. Ata e përshkruan padinë e Baldonit si “keqdashëse, hakmarrëse dhe të pabazë”.
New York Times reagoi gjithashtu duke përshëndetur vendimin e gjykatës dhe duke thënë se padia ishte një përpjekje për të frenuar gazetarinë e lirë.
Artikuj të sugjeruar:
- Çfarë po ndodh? Taylor Swift dhe Blake Lively i japin edhe një shans miqësisë së tyre
- Beteja ligjore: Blake Lively tërheq disa akuza ndaj Justin Baldoni-t
- Taylor Swift i ka ardhur në majë të hundës nga Blake Lively dhe 'uron të mos e kishte njohur kurrë'
- Krejt papritur, Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Taylor Swift në gjyqin me Blake Lively
Burimi: People