Ushqim & Pije

Frutat verore që kanë më pak kalori

Frutat verore që kanë më pak kalori

Vera është stina e frutave të shijshme. Nga shalqiri dhe pjepri te kajsia, pjeshka dhe qershitë, është vështirë të zgjedhim se cilin frut të shijojmë.

Nëse mendoni se konsumimi i shumë frutave nuk ju bën të shtoni peshë, gaboheni. Sigurisht, një frut është shumë më i mirë se një akullore, por nëse konsumoni sasi të mëdha edhe të diçkaje të shëndetshme, merrni kalori shtesë. Prandaj, le të shohim se sa kalori kanë frutat tona të preferuara të verës:

Shalqi

Frutat verore që kanë më pak kalori

Shalqiri ka shumë pak kalori, vetëm 38.9 kcal për 100 gramë. Kjo do të thotë që mund ta konsumoni në sasi të mëdha pa problem. Por kini kujdes me kombinimet! Për shembull, shalqiri klasik me djathë të bardhë rrit shumë kaloritë për shkak të djathit. Megjithatë, shalqiri është ideal për lëngje dhe madje, edhe për ëmbëlsira.

Kajsi

Frutat verore që kanë më pak kalori

Kajsitë kanë pak më shumë kalori se shalqiri, rreth 45.9 kcal për 100 gramë. Tre deri në katër kajsi janë një snack perfekt për në zyrë. Mund t’i kombinoni me kos për mëngjes, t’i shtoni në smoothie, ose sallata frutash.

Pjeshkë

Frutat verore që kanë më pak kalori

Pjeshkat kanë rreth 46.1-46.3 kcal, duke qenë në vendin e tretë për nga kaloritë më të ulëta midis frutave të verës. Një ose dy pjeshka janë një snack i shkëlqyer për zyrë. Pjeshkat janë të shkëlqyera në lëngje, smoothie dhe sallata frutash.

Nektarinë

Frutat verore që kanë më pak kalori

Nektarinat, shumë të ngjashme me pjeshkën, kanë pak më shumë kalori: 51.3 kcal për 100 gramë për versionin e verdhë dhe 51.8 kcal për atë të bardhë. Ato janë lëngshme dhe të shijshme, ideale për recetat me fruta të verës.

Pjepër

Frutat verore që kanë më pak kalori

Ndryshe nga shalqiri, pjepri ka më shumë kalori: 62.7 kcal për 100 gramë. Ai ka avantazhin që të bën të ndihesh më i ngopur. Ashtu si shalqiri, është plot ujë, çka e bën të përshtatshëm për verën, kur trupi ka nevojë për hidratim. Përveçse mund ta hani thjesht, pjepri shkon shumë mirë edhe me sallata frutash.

Mos humbisni edhe

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭