Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA ndalon studentët e huaj që të studiojnë në Harvard

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon thuajse të gjithë studentët e huaj të ndjekin universitetin prestigjioz të Harvard-it. Ky vendim është një tjetër “goditje” ndaj universitetit më të vjetër dhe më të shtrenjtë të SHBA-ve.

Administrata e Trump e justifikon këtë hap duke përmendur sigurinë kombëtare. Trump e cilëson praninë e studentëve të huaj në kampusin e Harvard-it në Massachusetts si një rrezik të mundshëm.

Universiteti rrezikon kështu të humbasë një pjesë të rëndësishme të studentëve, pasi rreth 25% e tyre vijnë nga jashtë vendit.

NATO flet për kërcënimin rus: “Duhet të jemi gati për më të keqen”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

NATO dhe vendet perëndimore duhet të jenë të gatshme për një përballje të mundshme me Rusinë. Kjo u theksua gjatë samitit të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës Atlantike.

Ambasadori amerikan, Matthew Whitaker dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëruan se kërcënimi nga Kremlini është real dhe kërkon një reagim të menjëhershëm.

“NATO duhet të jetë një hap përpara."

Edhe Rutte theksoi se “aleanca duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për çdo skenar”.

Telefonata e parë mes Putinit dhe Papës Leon XIV: Theksi tek paqja në Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Papën Leon XIV, e para e këtij lloji mes tyre.

Sipas Kremlinit, diskutimi u përqendrua në përpjekjet për paqe në Ukrainë dhe rolin e mundshëm të Selisë së Shenjtë në ndërmjetësim.

Putin falënderoi Papën për gatishmërinë e tij për të ndihmuar në ndërprerjen e konfliktit dhe shprehu dëshirën që Selia e Shenjtë të angazhohet më aktivisht për lirinë fetare në Ukrainë.

Bullgaria merr dritën jeshile për të përdorur euron në vitin 2026

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane i kanë dhënë Bullgarisë miratimin për të kaluar në monedhën euro që nga fillimi i vitit 2026, duke e bërë atë shtetin e 21-të që i bashkohet kësaj monedhe.

Në raportin e konvergjencës të publikuar të mërkurën, Komisioni vlerësoi se ekonomia bullgare përmbush kriteret formale për anëtarësim, si dhe ka një integrim të mjaftueshëm me tregjet dhe ekonomitë e vendeve të tjera të BE-së.

Euro pritet të sjellë më shumë stabilitet dhe të forcojë lidhjet ekonomike të Bullgarisë me pjesën tjetër të unionit.