Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Elon Musk kritikon ashpër ligjin fiskal të propozuar nga Trump

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Elon Musk ka kritikuar hapur projekt-ligjin fiskal dhe të shpenzimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur një “turp dhe të neveritshëm”.

Ligji, i cili përfshin ulje të mëdha taksash, rritje të buxhetit të mbrojtjes dhe lejimin e huamarrjes shtetërore në nivele të reja, është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve muajin e kaluar.

“Turp për ata që votuan për të,” shkroi Musk në platformën X. Kjo kritikë vjen pak pas largimit të tij nga administrata, ku kishte punuar për të ulur shpenzimet për 129 ditë me ekipin e njohur si Doge.

Kryeministrja italiane diskuton për Ukrainën me liderët e Francës dhe Sllovakisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar takime me liderët e Francës dhe Sllovakisë, ku fokusi kryesor ka qenë lufta në Ukrainë dhe përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Në takimin me homologun sllovak Robert Fico, i mbajtur në Pallatin Chigi, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

“Vlerësoj shumë qasjen pragmatike të kryeministres italiane,” tha Fico pas takimit.

Në axhendë ishin gjithashtu kriza në Lindjen e Mesme, situata në Libi dhe koordinimi i nismave të përbashkëta për të nxitur stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Mesdheut.

Liberalët kthehen në pushtet në Korenë e Jugut pas trazirave politike

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Opozitari liberal Lee Jae-myung është zgjedhur president i Koresë së Jugut, pas një fushate të tensionuar dhe muajsh trazirash politike që kulmuan me vendosjen e përkohshme të gjendjes ushtarake nga ish-presidenti konservator, Yoon Suk Yeol.

Me mbi 99% të votave të numëruara, Lee fitoi me 49.3%, ndërsa kandidati konservator Kim Moon Soo mori 41.3%.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 80%, një nga më të lartat ndonjëherë në historinë e vendit.

Takim mes BE-së dhe vendeve të Mesdheut Jugor, Izraeli në qendër të vëmendjes

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më 23 qershor, ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen me homologët e tyre nga Izraeli dhe nëntë vende të tjera të Mesdheut Jugor për të thelluar bashkëpunimin rajonal.

Megjithatë, marrëdhëniet BE-Izrael janë tensionuar së fundmi për shkak të ndalimit të ndihmave ushqimore drejt Gazës dhe incidenteve të raportuara me viktima palestineze gjatë shpërndarjes së ndihmave.

Pjesëmarrja e ministrit izraelit të Jashtëm, Gideon Saar, ende nuk është konfirmuar. Ky takim vjen në një kohë që BE ka kritikuar ashpër luftën në Gaza.