Showbiz dhe TV

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (& ndarjes) së Ledrit dhe Sarës

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2025

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Nisur edhe nga intervista e Xheraldinës, mamit të Ledrit, e cila tregoi se u befasuan si familje nga ndarja e Ledrit dhe Sarës, mund të themi se edhe ne u çuditëm po aq sa familja Vula. Madje, ndërsa lexonim, u bëmë paksa nostalgjikë, sepse fundja, janë ndër çiftet më të diskutuar të showbiz-it.

Ja pak nga historia e tyre, që prej fillimit dhe më tej, ndarjes dhe intervistat. :)

2018 – Viti i thashethemeve

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Ishte viti 2018 kur nisën thashethemet se Ledri ishte lidhur me një vajzë shqiptare që jetonte në Gjermani. Ajo quhej Sara Hoxha, ishte e lezetshme, vishej me stil dhe të dy ata kishin vendosur ta mbanin larg syrit publik raportin e tyre, megjithëse tek-tuk kishte ndonjë foto apo video që qarkullonte.

2019 – Çifti mori pjesë në një dasmë dhe ne pamë sa të lezetshëm dukeshin

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Në tetor të vitit 2019, kemi konfirmimin e parë të lidhjes! Sara dhe Ledri u shfaqën hapur në dasmën e një miku të reperit. Më tej, qarkulloi një video ku Ledri puthte dhe përqafonte Sarën.

2020 – Ndodhin kaq shumë gjëra!

Zyrtarizimi i lidhjes

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Ledri publikon për herë të parë në Instagram një foto me Sara Hoxhën (e cila është fshirë), duke zyrtarizuar lidhjen. Ai postoi një foto në Instagram, duke konfirmuar zërat se po përjetonte një romancë me Sarën.
 
Sërish gjatë këtij viti, media të ndryshme raportuan se Sara dhe Ledri e kishin bërë serioze lidhjen dhe se ishin takuar familjet.
 
Shtatzënia
 
Qershor 2020

Mediat raportuan se Sara dhe Ledri do të bëheshin prindër. Burimet anonime pranë çiftit thanë se ata të dy ishin në pritje të një bebeje. Disa ditë më vonë, Sara reagoi në mënyrë të tërthortë, duke publikuar një Instastory, ku tregonte barkun e sheshtë.

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&
 
Më tej, në korrik të po të njëjtit vit, dyshja konfirmoi zyrtarisht se ishin në pritje të ëmbël, duke zbuluar edhe gjininë e bebit. Në Instagram, ata publikuan një video ku bënin ‘gender reveal’, për të treguar se ishin në pritje të një vajze.
 
Dhjetor – Ata u bënë prindër
 
Në dhjetor të po të atij viti, Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë Poem Blu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronnie. (@rronkajtazi)

2021 – 2022

Ata vijuan jetën si prindër të rinj dhe shpeshherë shfaqeshin së bashku në rrjetet sociale. Megjithatë, s’u shpëtuan thashethemeve, të cilat u shuan pasi Sara, e cila ishte pjesë e “Dancing With the Stars”, performoi një prej këngëve të Ledrit, duke e emocionuar atë dhe publikun.

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

2023 – Zërat se çifti ishte në krizë

Korrik 2023 - Ledri publikon "Gjendja"

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Ledri publikoi "Gjendja", një këngë ku flet për romancën me Sarën, e cila është gjithashtu pjesë e videoklipit. Kënga u prit shumë mirë nga fansat e dyshes.

Tetor - nëntor 2023 - Thashethemet për ndarje

Zërat se dyshja ishte në krizë gëluan në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Sara luante rolin e Arias. Ajo eci e vetme në tapetin e kuq, pa prezencën e Ledrit. Gjatë një interviste nga gazetarët pjesëmarrës, Sara iu përgjigj pyetjes nëse do të vinte Ledri me një “të shohim”, që është e barazvlefshme me “kismet”.

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&
 
Pas premierës së filmit u shtuan edhe më shumë zërat se romanca kishte marrë fund. Ledri fshiu fotot me Sarën nga Instagram-i dhe nuk kishte më ndërveprime mes tyre. U përfol nga mediat se ata të dy kishin probleme me xhelozinë, madje, nuk u përjashtua as arsyeja e tradhtisë. Sipas “Prive”, Sara ishte larguar prej disa kohësh nga banesa e tyre e përbashkët.

Nëntor 2023 – Konfirmimi i ndarjes

Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit bëri maksimumin që të tregonte se Ledri dhe Sara ishin ndarë! Ai, i ftuar në “Prive”, tregoi se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes disavjeçare, duke treguar se thashethemet s’ishin pa baza.

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

2024 –Periudha pas ndarjes

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Në prill të vitit 2024, Sara, e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, theksoi se nuk ka qenë kurrë e martuar me Ledrin, duke saktësuar se ka qenë partnerja e tij, megjithatë, nuk u përgjigj në mënyrë direkte për ndarjen.

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&
 
Gjatë verës, njerëzit patën shpresa se mos Sara dhe Ledri ishin bashkuar. Kjo, sepse një burim tha për "Revista Class":

“Krizë ka pasur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet. Tani e kanë gjetur rrugën për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur”. Megjithatë, Fatoni, sërish i mohoi zërat.

Shtator 2024 – Sara dhe Poem kanë një shtëpi të re në Tiranë

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Sara (dhe Poem) bleu një shtëpi të re në Tiranë, tha blogerja në një postim në Instagram, duke treguar se ishte gati për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

Nëntor 2024 – Ledri flet publikisht për ndarjen

Ledri, i ftuar në “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, tregoi më tepër mbi marrëdhënien me Sarën. Ai rrëfeu se, dyshja i dha fund lidhjes, por më pas, Sara e telefonoi për t’i treguar se ishte shtatzënë. Kështu, ata vendosën që t’i jepnin edhe një tjetër shans raportit të tyre. Afërmendsh, intervista e tij u diskutua shumë në media.

“E dëshironim, por erdhi krejt papritur! Një ditë para se të na njoftonte Sara për ekon, kishim vendosur të ndaheshim. Kur më telefonoi, unë isha duke fjetur te disa miq dhe kisha pirë pak - mendova se isha në ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: ‘A do ta mbajmë?’ Ajo ishte e mbushur me gëzim,”- tregoi Ledri, duke përshkruar emocionin e parë të të bërit baba. “Sapo kam shkuar në shtëpi gjyshi ishte duke thyer pjata nga gëzimi”, u shpreh ai asokohe.

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Gjithashtu, ai theksoi se me Sarën janë ende miq dhe se gjithçka e bëjnë për vajzën e tyre. Ai shtoi se ndarja është diçka që ndodh dhe se jeta vazhdon.

1 qershor 2025

Sot ndihemi nostalgjikë: Një përmbledhje e romancës (&

Xheraldina, e ëma e Ledrit foli mbi ndarjen e bujshme, duke u shprehur se “asnjë prind nuk gëzohet kur ndahet fëmija”, duke shtuar se u befasuan dhe u lënduan nga ndarja e një “çifti perfekt”.
 
“Asnjë prind nuk gëzohet kur ndahet fëmija, ose një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar dhe jemi ndjerë tepër keq. Por nuk është çifti i parë as i fundit. Qejf (të ndahen) nuk kemi pasur fare. Por të rinjtë nuk na pyesin”, tha ajo për emisionin "Weekend" në Klan Kosova.