Metropolitan

Qershori i artë në Teatrin e Operës dhe Baletit: Dy mbrëmje magjike që nuk duhen humbur!

Qershori i artë në Teatrin e Operës dhe Baletit: Dy mbrëmje

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) përgatitet të ndezë skenën këtë qershor me dy evente muzikore të një niveli të jashtëzakonshëm. Artdashësit do të kenë mundësinë të përjetojnë emocione të papërsëritshme përmes virtuozitetit të artistëve ndërkombëtarë dhe tingujve të kompozitorëve më të mëdhenj botërorë e shqiptarë. Bëhuni gati për dy mbrëmje që do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj!

Giovanni Bertolazzi Rikthehet në Skenën e TKOBAP-së – 6 Qershor

Një mik i dashur i publikut shqiptar, pianisti i mirënjohur italian Giovanni Bertolazzi, rikthehet për një mbrëmje të jashtëzakonshme më 6 Qershor, ora 20:00. Ky koncert special, i organizuar në kuadër të Javës Kulturore Italiane dhe me mbështetjen e çmuar të Istituto Italiano di Cultura, do të jetë një festë e vërtetë e muzikës klasike.

Qershori i artë në Teatrin e Operës dhe Baletit: Dy mbrëmje

Nën dirigjimin mjeshtëror të maestro Andrea Solinas, emocionet do të flasin përmes notave të pavdekshme të Verdit, Puccinit dhe Tchaikovskyt. Për më tepër, publiku do të ketë privilegjin të dëgjojë për herë të parë në Shqipëri një premierë absolute: veprën "Alla valle del fiume Crati" të kompozitorit arbëresh Salvatore Frega. Kjo vepër sjell tingujt dhe shpirtin arbëresh në tempullin e artit shqiptar, duke premtuar një përvojë unike.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu! Në kuadër të vizitës së tyre, kompozitori Salvatore Frega dhe pianisti Giovanni Bertolazzi do të ndajnë dijet dhe pasionin e tyre me studentët e Universitetit të Arteve përmes një masterclass-i të dedikuar.

Mos e humbisni këtë koncert që sjell hijeshinë dhe madhështinë e muzikës klasike në zemër të Tiranës!

Sopranoja me Famë Botërore Marigona Qerkezi Debuton në Tiranë! – 12 Qershor

Bëhuni gati për një tjetër kulm artistik! Më 12 Qershor, ora 20:00, skena e TKOBAP-së do të mirëpresë për herë të parë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, sopranon e talentuar Marigona Qerkezi. Ky koncert gala i jashtëzakonshëm premton të sjellë në Tiranë fuqinë e një zëri që ka elektrizuar publikun në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.

Qershori i artë në Teatrin e Operës dhe Baletit: Dy mbrëmje

Nën drejtimin e dirigjentit të njohur, maestro Fabrizio Maria Carminati, dhe e shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, Marigona Qerkezi do të interpretojë një program të përzgjedhur me kryevepra nga kompozitorë si G. Puccini, G. Verdi, F. Cilea, A. Dvo?ák, L. Bernstein, A. Lara dhe L. Arditi. Një vend të veçantë në këtë mbrëmje do të kenë edhe perlat e muzikës shqiptare, me vepra nga kompozitorët tanë të shquar Feim Ibrahimi dhe Avni Mula.

Përgatituni për një natë ku muzika, eleganca dhe emocionet do të ndërthuren në mënyrë të paharrueshme. Një përvojë që nuk duhet humbur!

Informacione për Biletat:

Biletat për të dyja koncertet mund t’i siguroni pranë biletarisë së TKOBAP-së. Biletaria është e hapur nga e hëna në të diel, sipas orarit:

10:00-14:00 dhe 16:00-20:00

Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!