Martesa

"Ndihem shumë e vetmuar": Letra e Princeshës Diana e shkruar pas dasmës del në ankand

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2025

"Ndihem shumë e vetmuar": Letra e Princeshës Diana e shkruar

Të gjitha objektet që tregojnë historinë e jetës së Princeshës Diana dhe ofrojnë detaje mbi familjen mbretërore britanike tani janë në ankand. Mes tyre spikat një letër e rrallë, e shkruar me dorë nga vetë ajo, vetëm dy ditë pas dasmës së saj me Mbretin Charles.

Julien’s Auctions prezantoi koleksionin e rrallë, “Stili i Princeshës Diana dhe një Koleksion Mbretëror”, që përmban mbi 300 objekte historike, duke e kthyer në një nga ankandet më të mëdha në emër të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julien's Auctions (@juliens_auctions)

Letra e saj

Kjo letër, e datës 31 korrik 1981 nga Princesha Diana i drejtohet Mark Simpsonit, një punonjës në Pallatin Buckingham. Ishte një periudhë e ndjeshme për të, vetëm pak ditë pas hyrjes në jetën mbretërore.

“Ishte periudha kur ajo po përshtatej me jetën në pallat, një kalim nga jeta e zakonshme në realitetin mbretëror,” thonë organizatorët e ankandit.

Sipas organizatorëve, Diana kishte krijuar një marrëdhënie të mirë me Markun, i cili ishte thuajse moshatar me të.

“Në letër ajo tregon sa e vetmuar ndjehej në pallat, dhe sa shumë e kishte ndihmuar prania e tij.”

Letra përmban këto fjalë:

“I dashur Mark, doja vetëm të të falenderoja për gjithë mirësinë dhe durimin që ke treguar që kur u zhvendosa në Pallatin Buckingham. 

Shoqëria jote ma bëri qëndrimin shumë më të lehtë, sepse ndihesha mjaft e vetmuar, dhe qeshëm aq shumë, saqë nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm. Shpresoj që e ke shijuar të mërkurën dhe të ka pëlqyer fustani im.

Nesër nisem për në Britani me gjithë këta burra përreth, duhet të kem kujdes nga Evelina!

Lajmi i keq është se s’kam ngrënë asnjë drithëra. Më vjen keq!

Një falenderim i madh që je vetvetja. Me shumë dashuri, Diana.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julien's Auctions (@juliens_auctions)

Kjo letër zbulon shumë për përvojën personale të saj si anëtarja e re e Pallatit Mbretëror. Ajo tregon anën e saj të ndjeshme në një periudhë të vështirë të jetës.

Në koleksion përfshihen edhe shumë letra dhe shënime të tjera të shkruara me dorë nga Princeshë Diana. 

Ankandi “Stili dhe Koleksioni Mbretëror i Princeshës Diana” do të nisë të enjten, më 26 qershor, në “The Peninsula Beverly Hills”.

Artikuj të sugjeruar: