Të shtunën që lamë pas, Tirana nuk fjeti. Sheshi Skënderbej u kthye në një skenë elektrizuese ku ritmet e Mahmut Orhan përthithën çdo ndjesi të zakonshme dhe e kthyen në diçka tjetër - në një përjetim kolektiv.
I famshëm për beat-et e tij që të ftojnë të mbyllësh sytë dhe të ndjekësh muzikën, DJ turk solli jo vetëm tingujt e njohur, por edhe një atmosferë që dukej si e sjellë nga festivalet më të mëdha të Europës. Nuk ndodh shpesh që një qytet të ndalojë për të vallëzuar, por të shtunën, kjo ndodhi. Qendra e Tiranës, u mbush me dritë, muzikë dhe mijëra njerëz që ndanin të njëjtën dëshirë: të ndiheshin të lirë, të shkujdesur, dhe mbi të gjitha, të pranishëm në një natë që i përkiste kryeqytetit si rrallëherë.
Atmosfera ishte "on point". Nga skenografia spektakolare, te ndriçimi që dukej i kuruar deri në detajin më të vogël, çdo element kishte një qëllim: të krijonte përjetimin e një nate që nuk është vetëm koncert, por eksperience. Dhe funksionoi. E gjithë Tirana ishte aty: nga adhuruesit e muzikës elektronike, te kalimtarët që nuk mund të mos ndaleshin për të marrë pak nga atmosfera, e deri tek ata që e kanë kthyer pjesëmarrjen në evente të tilla në një stil jetese.
Në një ngjarje ku gjithçka lidhet me stilin, me identitetin dhe me përvojën urbane, nuk mungojnë as pranishmëritë që janë bërë tashmë simbol i eventeve më trendi në qytet. E kemi fjalën për një stendë që duket se gjithmonë e di ku duhet të jetë, dhe si duhet të jetë. E dallueshme, gjithmonë me një detaj dizajni që të fton të ndalesh, të shijosh, dhe në mënyrën më të natyrshme, të bëhesh pjesë e asaj çka përfaqëson: një mënyrë jetese, me zgjedhje të ndërgjegjshme dhe estetikë të rafinuar. Po, flasim për platformën Curious X nga IQOS, që si gjithmonë ishte aty ku ndodhin gjërat që vlejnë për t’u kujtuar.
Njerëz të buzëqeshur, gota të ngritura, muzikë që tundte çdo cep të sheshit dhe duar që mbanin jo vetëm ritmin, por edhe detajet që shprehin stilin personal, kjo ishte Tirana e së shtunës.
Disa evente thjesht ndodhin. Disa të tjerë e ndryshojnë mënyrën si e kujton një fundjavë. Dhe kjo natë me Mahmut Orhan, ishte nga ato që e vendosin Tiranën në hartën e qyteteve që dinë të festojnë me stil.
- Artikull promocional