Ka vende që fotografohen bukur. Dhe pastaj ka vende që, kur mbërrin, kupton se asnjë filtër nuk mund të përçojë qetësinë, dritën dhe përmasën emocionale që ofrojnë.
Green Coast Hotel – MGallery Collection, në zemër të Rivierës Shqiptare, është pikërisht i tillë: një përvojë që nuk kërkon të dokumentohet, sepse është ndërtuar për t’u jetuar.
Një frymë e re po zbret mbi brigjet e detit Jon, ndërsa Green Coast Hotel – MGallery Collection po përgatitet të presë vizitorët e parë në mesin e qershorit. I vendosur në një nga peizazhet më piktoreske të jugut të Shqipërisë, ky destinacion i ri nuk është vetëm një ndërtesë që shton elegancë në bregdet – por shënon lindjen e një epoke të re për luksin mesdhetar.
Zhvilluar nga BALFIN Group dhe menaxhuar nga emri prestigjioz ndërkombëtar Accor Group, Green Coast Hotel – MGallery Collection është më shumë sesa një projekt ambicioz. Si i pari hotel luksoz ndërkombëtar i këtij lloji në zonë, ai vendos standarde të reja në arkitekturë, shërbim dhe përvojë, duke e vendosur Rivierën Shqiptare në hartën e destinacioneve europiane të nivelit të lartë.
I pozicionuar përgjatë të vetmit plazh shqiptar me certifikim Blue Flag, dhe vetëm pak hapa nga shëtitorja elegante e Green Coast, hoteli ofron 131 dhoma dhe suita të dizajnuara me ndjeshmëri estetike. Çdo hapësirë është një përzierje e linjave moderne dhe teksturave natyrore, që ftojnë në qetësi, reflektim dhe një ndjenjë të thellë rehatie. Dritaret hapen drejt Jonit, duke sjellë brenda dhomës dritën, horizontin dhe ndjesinë e pafundësisë.
Eksperienca kulinare në Green Coast është po aq e shumëllojshme sa dhe e kuruar: katër ambiente të ndryshme për të shijuar shijet e Mesdheut, Lindjes së Mesme, Azisë dhe Amerikës Latine. Mosaic Restaurant fton për darka fine dining, ndërsa Mente Lobby Bar është vendi ideal për një koktej. Në breg të detit, Vela Beach Bar ofron një atmosferë të relaksuar, dhe Bliss by the Pool e bën qetësinë pjesë të pandarë të ditës.
Green Coast Hotel – MGallery Collection nuk është thjesht një strehë për ata që kërkojnë luks – është edhe një portë drejt aventurës dhe natyrës. Po të duash të mos lëvizësh nga hoteli, e kuptojmë. Ka spa, pishinë, një ndjesi dolce far niente që s’të lë. Por nëse brenda teje ka një eksplorues, Parku Kombëtar i Llogarasë ofron shtigje spektakolare ku, mund të ecësh në shtigje ku dikur kalonte Cezari. Më tej, Orikumi antik dhe rrugicat e kalldrëmta të Gjirokastrës të ftojnë të zhytesh në historinë që flet në heshtje.
Përpara hapjes zyrtare, hoteli ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, me një numër të lartë rezervimesh që pasqyron pritshmëritë e larta. Nga mikpritja në holl deri në elegancën e çdo suite, ajo që ndjehet është një atmosferë përkushtimi të thellë dhe krenarie të ndjeshme.
“Mirë se vini në Green Coast, ku ju pret deti Jon mbresëlënës. Këtu, mikpritja nuk është vetëm shërbim, por përvojë e ndërtuar me mendje dhe zemër – qoftë në spa, në një darkë të kuruar apo përmes përvojave që lidhen me kulturën vendase,” shprehet Ferenc Horvath, nga ekipi drejtues i hotelit.
View this post on Instagram
Të mbërrish në Green Coast Hotel – MGallery Collection është pjesë e vetë përvojës.. Vetëm pak më shumë se dy orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, përgjatë një rruge panoramike që ndjek vijën bregdetare, ose përmes një itinerari ndërkombëtar që fillon në Korfuz dhe përfundon në një mikpritje shqiptare me klas. Çfarëdo rruge të ndjekësh, mbërritja është gjithnjë e paharrueshme.
Ndërsa vera afrohet, Green Coast Hotel – MGallery Collection hap dyert për të treguar një histori që ndërthur elegancën, natyrën dhe kujtimet që mbeten. Për ata që kërkojnë më shumë sesa një pushim – një destinacion ku çdo detaj ka kuptim – pritja ka përfunduar.