Thuhet se Elon Musk është gati të shtojë popullsinë e botës dhe mund t’ia japë spermën kujtdo që do të bëjë fëmijë me të. Sipas Ashley St. Clair, e cila pretendohet se ka një djalë të quajtur Romulus me CEO-n e Tesla-s, ai gjithashtu ka edhe një fëmijë me një yll të muzikës pop nga Japonia.
Pretendimet, Ashley i ka bërë në një artikull të ri, të publikuar në New York Times.
“Ashley St. Clair u shpreh se Elon Musk i kishte thënë se kishte fëmijë në vende të ndryshme të botës, përfshirë një me një yll japonez të muzikës pop. Ai kishte deklaruar se ishte i gatshëm të jepte spermën e tij për këdo që do të donte të kishte një fëmijë”, thuhet në artikull.
Ashley shtoi gjithashtu se Elon kishte një shqetësim të madh për rënien e shkallës së lindjeve, një temë për të cilën ka folur shpesh në platformën e tij të rrjeteve sociale, X.
“Ai e paraqiste si një akt humanizmi dhe sinqerisht besonte se këta njerëz duhet thjesht të bënin fëmijë”, u shpreh ndër të tjera ajo.
Ajo gjithashtu pretendoi se gjatë lindjes së fëmijës së tyre të, në shtator, Elon i kishte shkruar në aplikacionin Signal, duke i kërkuar që të mbanin të fshehtë, si atësinë e tij, ashtu edhe marrëdhënien e tyre.
Shkrimtarja pretendoi se ishte detyruar të shtirej sikur nuk e njihte Elon-in kur të dy ndodheshin në Mar-a-Lago për të festuar fitoren zgjedhore të presidentit Donald Trump.
Elon Musk, 53 vjeç, thuhet se i ka ofruar asaj 15 milionë dollarë — dhe 100,000 dollarë shtesë çdo muaj derisa djali të mbushte 21 vjeç — në këmbim të heshtjes së saj, sipas dokumenteve të siguruara nga NYT.
Por Ashley refuzoi ta linte miliarderin të blinte heshtjen e saj dhe doli publikisht në shkurt me lajmin se ai është babai i fëmijës. Ajo e paditi për parregullsi në pagesën e pensionit ushqimor për fëmijën dhe kujdestari të plotë, duke e akuzuar më vonë se kishte “zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme” pagesat pasi padia u dorëzua. Në mars, Musk shkroi në X se edhe pse kishte dyshime për atësinë e foshnjës, ai gjithsesi i dërgonte miliona dollarë Ashley St. Clair-it, përfshirë mbi 500,000 dollarë në vit.
Wall Street Journal më parë raportoi se rezultatet e analizave treguan me 99.9999% siguri që Musk është babai i Romulus-it. Themeluesi i SpaceX se ka 14 fëmijë të njohur publikisht.
Elon ka edhe 6 fëmijë të tjerë me ish-bashkëshorten e tij të parë, Justine Wilson, 3 fëmijë me ish-të dashurën e tij Grimes — me të cilën është në një betejë ligjore për kujdestari — dhe 4 të tjerë me drejtuesen e Neuralink, Shivon Zilis.
Artikuj të sugjeruar: