Kinema & TV

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ndërron jetë në moshën 71-vjeçare

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2025

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ndërron

Aktorja e njohur, Valerie Mahaffey, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmin e bëri të ditur familja e saj.

Mahaffey la pas një karrierë të mrekullueshme në aktrim, duke u bërë një ndër figurat më të dashura për publikun me rolet e saj, përfshirë Alma Hodge në “Desperate Housewives”, ish-bashkëshortja e personazhit të Kyle McLaughlin, si dhe mësuesja e Sheldon, MacElroy, në serialin “Young Sheldon”.

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ndërron

Ajo u vlerësua me çmimin Emmy në vitin 1992 për rolin e Eve në serialin “Northern Exposure”, një nga personazhet më të preferuara të saj. Ndër rolet e tjera të njohura përfshihen edhe tri episode në “Glee” dhe pjesëmarrja në serialin “Dead to Me”.

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ndërron

Mahaffey la pas bashkëshortin e saj, aktorin Joseph Kell, dhe vajzën e tyre, Alice.

“Kam humbur dashurinë e jetës sime, ndërsa Amerika ka humbur një nga aktoret më të dashura,” tha Kell në një deklaratë për Variety.

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ndërron

Burimi: People