Na ka ndodhur të gjithëve: je vonë për në punë, del nga lokali në mbrëmje, apo ke një fluturim në mëngjes herët – dhe…s’ka taksi. Ka edhe më keq: telefonon një taksi, të thotë “jam rrugës, po vij” dhe rruga rezulton të jetë 45 minuta.
Unë e kam hequr këtë stres nga jeta ime. Sepse kam shkarkuar Speed Taxi – aplikacioni i parë shqipar i taksive që sjell taksinë në dy minuta.
Çfarë është Speed Taxi App?
Për ta thënë thjesht: është Uber-i shqiptar – po me çmim fiks, shoferë të licensuar dhe monitorim live në hartë.
Aplikacioni është super i thjeshtë: hap app-in, vendos adresën ku ndodhesh dhe destinacionin ku do të shkosh, sheh çmimin që në fillim dhe klikon. Për pak minuta, vjen taksia.
Pse e zgjedh unë?
Sepse funksionon. Sepse nuk kam kohë të pres, as të flas me operatorë (njeri introvert, kuptohet besoj?).
Sepse kur jam vonë për punë, për takim apo për të ikur në aeroport, dua zgjidhje, jo histori me "më fal se kishte trafik". Dhe Speed Taxi më ka treguar se është gjithmonë aty – në mëngjes herët, në darkë vonë, edhe në Durrës nëse jam atje për fundjavë.
Disa super përfitime të aplikacionit Speed Taxi:
1. Rezervon me një klikim – Hap aplikacionin, vendos destinacionin, rezervon.
2. Çmim që s’ndryshon – E di që në fillim sa do paguash.
3. Monitorim në kohë reale – Shikon në hartë ku është taksia dhe sa larg ndodhet.
4. Komunikim direkt me shoferin përmes aplikacionit – Shkruan mesazhe brenda aplikacionit për të sqaruar vendndodhjen, për të dhënë udhëzime ose për të kërkuar përditësime.
5. Rezervim paraprak – E planifikon udhëtimin paraprakisht dhe rri rehat.
A ia vlen?
Patjetër që po! Jo sepse është “trend”, por sepse të kthen kontrollin mbi udhëtimet tuaja. Edhe mbi kohën. Edhe mbi nervat.
Në një vend ku taksitë janë ndonjëherë si biletat për Beyoncé - të rralla dhe të shtrenjta - Speed Taxi është ajo mikja që të shpëton gjithmonë.
Shkarkoje aplikacionin. Sot. Mos prit të të ndodhë një episod tjetër “po ku je o vlla?”. Se nuk ia vlen, më beso.