Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi vetë të qëndronte në rrugë.
Ajo e cilësoi këtë etapë të jetës si “e shkuar, e harruar”, por sqaroi se ajo, si shumë amerikanë, edhe pse kishin vende ku mund të shkonin, sërish zgjodhi të qëndronte jashtë.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Keni kaq muaj që më pyesni se çfarë të ka ndodhur. Si është e vërteta, Parashqevi?
Parashqevi Simaku: E vërteta është që hajde të shkojmë të kënaqemi se nuk do njeri të dëgjojë…Të shkuara, të harruara, themi ne.
Blendi Fevziu: Të shkuara, të harruara?
Parashqevi Simaku: Po!
Blendi Fevziu: Po pse ndenje jashtë tani?
Parashqevi Simaku: Po pse të mos rrija jashtë?
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Posi! Me qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Ne kishim edhe vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të rrija jashtë.
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Po, ishte e imja.
Blendi Fevziu: Dhe e quan një pjesë të mirë të jetës tënde?
Parashqevi Simaku: Absolutisht!
View this post on Instagram
Kjo është hera e parë që Parashqevi Simaku tregon të vërtetën e gjetjes së saj në rrugët e New York. Interesi publik për jetën e saj u rizgjua pasi qarkulloi një video në kanalin amerikan “ABC7NY”, ku këngëtarja merrte ndihma bamirësie.
Më tej, u bë një zhurmë e madhe online, qindra reagime, përfshirja e Elton Ilirjanit, një buzëkuq Dior, vathë diamanti dhe një rikthim në muzikë, për të kuptuar se në fakt, teoritë ishin thjesht hipoteza dhe Parashqevia e kishte bërë zgjedhjen e saj.
Artikuj të sugjeruar:
- Pse Parashqevisë iu hoq e drejta të ishte prind për djalin e saj?
- Pirro Çako bisedon me Parashqevi Simakun: “Planifikuan këngën e radhës”
- Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut flet për herë të parë: Divorci dhe situata me djalin
- Dalina Buzi flet për rastin e Parashqevi Simakut: “Mos ndihmoni Parashqevinë e kujtimeve tuaja”
- Dalina Buzi: “Parashqevia e kërkoi vetë këtë video”