Promo

Vera plot argëtim & muzikë, One Albania përkrah festivalet dhe traditën shqiptare

Vera plot argëtim & muzikë, One Albania përkrah festivalet
Foto nga aktivitete kulturore në Shkodër, Tiranë, etj

Menusë së plotë turistike në vend me diellin e nxehtë, detin mesdhetar, ushqimin e mirë, hiret e trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore, këtë verë nuk i ka munguar as shija e festivaleve të muzikës dhe eventeve artistike. Nga rrugët me kalldrëm të Shkodrës, te takimet elegante, plot modë dhe muzikë xhaz të kryeqytetit, nga oborret e ngrohta të Përmetit dhe Librazhdit e deri në ujërat bruz të Sarandës, One Albania ka qënë bashkudhëtare e aktiviteteve që kanë gjallëruar ditët e sezonit veror.

Pak vende arrijnë të përcjellin shpirtin artistik dhe energjik të Shqipërisë si Shkodra, dhe këtë verë, skenat dhe sheshet e saj ishin plot. Seria e koncerteve në zemër të Gjuhadolit, festa plot aktivitete e Liqenit në Shirokë, rimet e Vala Fest dhe muzika e mirë me hitet e përjetshme italiane dhe ato vendase në “Festën e dy Popujve” sollën hare dhe dëfrim në mbrëmjet shkodrane.

Falë mbështetjes së liderit të telekomunikacionit, kryeqytetasit shijuan një mbrëmje elegance dhe trashëgimie kulturore në Muza Competition 2025. Ndërsa për të gjithë artdashësit Korpusi Universitar u kthye në një spektakël plot ngjyra, tinguj, emocione dhe energji të jashtëzakonshme në edicionin e 12-të të Takimit të Xhazit.

Kush nuk kishte shijuar ende glikotë e famshme përmetare, por edhe një mori me ushqime dhe prodhime tradicionale mund t’i provonte nga duart e gjysheve, në “Festivalin e Nonave” që u zhvillua në qytetin e Përmetit.

Vendtakim për ëndërrimtarët dhe eksploruesit këtë muaj të ngrohtë gushti ishte Parku Kombëtar i Shebenikut, i cili ofroi një shfaqje mahnitëse qiellore. “Shiu i yjeve” ishte togfjalëshi më i dëgjuar prej vizitorëve, të cilët falë përkrahjes së One Albania, edhe këtë vit patën mundësi të gjurmonin yjësi dhe vëzhgonin planete në qiellin e kthjellët të Librazhdit.

One Albania ishte shoqëruesi i besuar i shqiptarëve, por edhe vizitorëve të huaj, në çdo arratisje verore. “Si Saranda”, varka që transporton vizitorët në plazhe të paprekura përgjatë vijës bregdetare më të bukur në vend i besoi lidhjen liderit të telekomunikacionit One Albania.

Nga muzika te astronomia, nga trashëgimia te bregdeti, lideri i telekomunikacionit mbetet i angazhuar për të lidhur njerëzit në mënyra argëtuese e produktive. Përtej rrjetit të qëndrueshëm dhe teknologjisë së avancuar, kompania është një partner aktiv në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke e kthyer komunikimin në një përvojë me vlerë.

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.