Erjon Zaloshnja, i ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, ka folur ndër të tjera për një çështje delikate, ku ka pretenduar se Eni Çobani i ka djegur diplomën.
Ai tregoi se kurrë nuk e ka ushtruar profesionin e juristit, pasi nuk e ka mbaruar shkollën e drejtësisë.
“Nuk e bëra kurrë, pasi juridikun nuk e mbarova përfundimisht. Nuk u diplomova. Kisha nisur suksesin me muzikën që atëherë, kisha marrë ca çmime. Ishte një kohë që në studion muzikore isha ndër më të mirët e kohës, lexoja shumë, i ndihmoja të gjithë. Isha si një bërthamë motori energjie në studiot e Tiranës dhe sa më lëshonte njëri, më kapte tjetri në njëfarë mënyre”, u shpreh Erjoni, duke treguar se gjatë asaj periudhe ka qenë shumë i zënë me karrierën e tij muzikore.
“E pashë që s’kisha kohë, por nuk ishte koha ajo që më bëri të mos e mbaroj juridikun. Ngela për 4 provimet e fundit. Ishte Eni Çobani ajo që vendosi të mos e merrja diplomën. Kishte lëndën më të parëndësishme të juridikut, “Të Drejtën e Krahasuar Ndërkombëtare”, pra, ndryshimet mes ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare. Ishte një libër me 60 faqe. Eni e mbante shumë fort këtë sepse ishte pozitë të ishe pedagog”, tha ai.
Më tej, Erjoni shtoi se falë një konflikti familjar, Eni ia nxori atij inatin:
“Pati një konflikt familjar, mes dajës sim dhe burrit të saj dhe e nxori inatin tek unë. Më mirë që më bullizoi, se do kisha humbur kohë me juridikun”.
View this post on Instagram
Për shkak të natyrës së ndjeshme të deklaratës dhe në respekt të standardeve tona etike të raportimit, Anabel kontaktoi me Eni Çobanin, por nuk morëm një përgjigje. Nëse do të kemi një reagim prej saj, do të përditësoheni.