Metropolitan

Çfarë?! Hugh Jackman paska tradhtuar ish-bashkëshorten o.O

Çfarë?!  Hugh Jackman paska tradhtuar ish-bashkëshorten o.O
Getty

Deborra-Lee Furness, ish-bashkëshortja e Hugh Jackman, ka folur për herë të parë për arsyen e ndarjes miqësore të dyshes 2 vjet më parë. Ajo u shpreh se tradhtia ishte arsyeja dhe reflektoi mbi traumën e një përvoje të tillë.

“Zemra dhe mbështetja ime shkon për të gjithë ata që kanë kaluar rrugëtimin traumatik të tradhtisë,” tha aktorja australiane 69-vjeçare në një deklaratë për Daily Mail.

Çfarë?!  Hugh Jackman paska tradhtuar ish-bashkëshorten o.O

Deborra-Lee Furness dhe ylli i “Deadpool & Wolverine”, Hugh Jackman (56 vjeç), u martuan në vitin 1996 dhe njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2023, pas 27 vitesh martesë. Furness e cilësoi ndarjen e tyre si “një plagë të thellë”.

“Megjithatë, unë besoj në një fuqi më të lartë dhe se Zoti/universi, kujtdo që i referoheni si udhërrëfyesi juaj, gjithmonë punon për ne. Ky besim më ka ndihmuar të përballoj fundin e një martese, që zgjati thuajse 3 dekada”, tha ajo.

“Edhe kur përballemi me vështirësi të dukshme, ato na çojnë te një e mirë më e madhe, te qëllimi ynë i vërtetë. Mund të na dhembë, por në të ardhmen, rikthimi te vetja dhe jetesa me integritet, vlera e kufij janë çlirim dhe liri,” shtoi Deborra-Lee.

Furness përfundoi deklaratën duke thënë se mbetet mirënjohëse.

“Ne të gjithë bëjmë udhëtimet tona individuale dhe besoj se marrëdhëniet në jetën tonë nuk janë rastësi. Na tërheqin njerëzit, i ftojmë brenda (zemrës), për të mësuar leksionet tona dhe për të njohur e shëruar pjesët e thyera brenda vetes… Unë mbetem mirënjohëse".

Në fillim të janarit, Jackman u fotografua në Kaliforni i kapur për dore me ish-kolegen e tij nga “The Music Man”, Sutton Foster. Foster, 50 vjeç, ka nisur procedurat për divorc në tetor të vitit 2024 nga bashkëshorti i saj, Ted Griffin, pas 10 vjet martese.

Çfarë?!  Hugh Jackman paska tradhtuar ish-bashkëshorten o.O

Çfarë?!  Hugh Jackman paska tradhtuar ish-bashkëshorten o.O

Furness dhe Jackman njoftuan ndarjen e tyre në shtator 2023, me një deklaratë ekskluzive për People:

“Jemi të bekuar që kemi kaluar gati 3 dekada së bashku si bashkëshortë në një martesë të mrekullueshme dhe plot dashuri. Udhëtimi ynë tani po ndryshon dhe kemi vendosur të ndahemi për të ndjekur rritjen tonë individuale.”

Ish-çifti ka dy fëmijë, djalin Oscar dhe vajzën Ava.

Artikuj të sugjeruar:



REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!