Metropolitan

Dëshmitë në gjyqin e P.Diddy-t: Përfshihet edhe emri i Jay Z

Dëshmitë në gjyqin e P.Diddy-t: Përfshihet edhe emri i Jay Z

Marrëdhënia mes Casandra "Cassie" Ventura dhe reperit Sean "Diddy" Combs u bë temë diskutimi gjatë një takimi mes ish-asistentes së tij, Capricorn Clark, dhe avokatëve të Combs, ku ajo po shqyrtonte mundësinë për t’u rikthyer si pjesë e stafit. Kjo bisedë e zhvilluar mes tyre, bëri që ish-asistentja e P.Diddy-t të thirrej së dëshmitare në gjyqin që po mbahet ndaj këtij të fundit.

“Cassie donte të lidhej me Jay Z”

Dëshmitë në gjyqin e P.Diddy-t: Përfshihet edhe emri i Jay Z

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Combs, Marc Agnifilo, Clark tregoi se gjatë një bisede me Cassie, i kishte thënë asaj se duhej të ndahej nga Combs dhe të dilte me dikë tjetër, duke marrë parasysh marrëdhënien e tyre.

Cassie, sipas saj, ishte përgjigjur: “Jay-Z është i zënë. Me kë të dal tjetër?”. Edhe pse e dëshmoi këtë fjali me bindje të plotë, ajo nuk specifikoi saktësisht se kur kishte ndodhur kjo bisedë.

Më herët gjatë ditës, Clark dëshmoi gjithashtu se në dhjetor të vitit 2011, Combs kishte shkuar në shtëpinë e saj me një armë dhe i kishte kërkuar që ta shoqëronte për të vrarë Kid Cudi (emri i vërtetë: Scott Mescudi). Ai ishte zemëruar sepse Cudi kishte pasur një lidhje të shkurtër me Cassie, ndërkohë që ajo dhe Combs ishin në një periudhë ndarjeje pas marrëdhënies së tyre 11-vjeçare.

Diddy aktualisht përballet me akuza të rënda, përfshirë abuzim seksual, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai ka mohuar të gjitha akuzat. Nëse shpallet fajtor, mund të përballet me dënim të përjetshëm. Që prej arrestimit, ai ndodhet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitane në Brooklyn.

Burimi: People

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈