
Letra 1
Pershendetje Anabel,gjithshtu dhe juve Anabelista/te.
Me që kam ndarë shumë hostori për jetën e të tjerve duke shkruajtur mendimin tim,e pse jo ndonjëher ndonjë keshillë për dikë,do tregoj diçka për veten.:
Disa muaj më parë mbas shume ftesave nga që mendoj se jam një nga komentusët më të njohur në Anabel.
Me vjen nje ftesë miqësie në Facebook nga një vajzë,zakonisht nuk i përgjigjem mesazheve apo ftesave sepse besoj që shumicat e njohjeve në Facebook jan pa vlerë.
Gjithsesi filloj bisedoj me të,mbas fb fillojn telefonatat dhe më pas takimet.
Vajza në fjalë mu prezantua si vajzë e mirë normalisht,serjoze që nuk i pëlqenin aventurat por lidhje serjoze.
Që kishte pasur zhgënjime në jetën e saj,por në fund të fundit kush nuk ka pasur kështu që nuk e gjykova por u mundova ta kuptoja.Të vetmen gjë që i kërkova të ishte e sinqert me mua si për mirë dhe për keq,t'më tregonte gjithcka.
Në gjithë keto muaj bashkë i dhash,respekt,mirkuptim,sinqeritet,dhe gjën më të rëndësishme dashurin.
Mendoj që këto gjera do secili prej nesh nga një person tjetër për të qën i/e lumtur.
Dhe pak ditë më parë zbulova që më kishte thën gënjeshtra,që kishte pasur një lidhje tjeter,dhe me atë person takohesh sërisht.
Edhe pse dashuria ime ndaj saj ishte e madhe e largova duke e uruar të ket një jet të lumtur.
Do thoni ju budalla pse nuk e shave apo ta rrihje mbasi te mashtroi muaj të tërë.
Përgjigja është e thjeshtë:
Mos i bëj të tjerve atë që s'do doje të bënin ty,se zoti vonon po kur nuk harron.!
"Ju uroj sa më shumë dashuri për të gjithë"
Letra 2
Mbase jeni merzitur duke degjuar apo lexuar historit e dashuris,por esht e vetmja gje qe te lendon me shume ne kete bote dhe njerzit vetem per dashurit e deshtuara flasin,sepse ato mbreten pikellim ne zemer,dhe gjeja qe me beri me teper te mendoj akoma dhe me shume ishte nje status ketu te Anabel,jo se e kuptova ne kete status qe kisha gjetur njeriu perfekt,por kur don ti mbushesh mendjen vetes qe asgje sdo jet si me par dhe mundohesh ti gjesh personit ne fjal difektet,nuk ja gjen asnjeher,me e keqa esht se te vijn ne mendje vetem gjerat e bukura dhe e vuan akoma dhe me keq.historia ime filloj me 28 janar te vitit 2015 ketu ne internet dhe per me teper tek ANABEL.Ai njeriu perfekt,qe mundohej te dukej perfekt,ishte me te vertet PERFEKTI.Kaluam 6 muaj te bukur,6 muaj dashuri me shikim te par,fytyra e tij engjellore dhe fjalet e perkedhelit e tij me ben te humbja toruan pas tij.Un nje vajz me problem,per me teper me probleme nga te tjeret dhe me probleme mendore,e them me probleme mendore sepse jam me te vertet e met nga trut sepse jam ketu qe vuaj e nuk mund te bej as hapin me te vogel qe te bej qe ai te kthehet tek un,jo sepse esht ashu si mendon ai,por dua ta le te mendoj ashu sepse krah meje edhe lulja e kallcukut vyshket,prish cdo gje qe kam per rreth,shkaterroj,bej te vuaj personat qe kam perzemer dhe kjo gje me keput shpirtin,po ma keput cdo sekond e me shume.Ashu si historia jon filloj nga nje cop fb e shpifur dhe pa vler,ashu u mbyll,nga kjo fb e shpifur dhe pa vler,nga ky internet dreqi qe si la njerzit rehat,qe vetem probleme te sjellin.Kik e di qe e lexon kete histori,sepse ti je i abonuar te anabeli,dua te them vetem disa gjera,EDHE PSE SJE ME ME MUA TE LUTEM MOS ME MBAJ MERI,e mban mend shikimin ton te par?e mban mend sa kemi qeshur?e mban mend sa kemi vuajtur per te qendruar bashk?e mban mend kur me kendoje me perkedhelje me ledhatoje,me mbaje afer,me ngushelloje,me kuptoje?e mban mend qe kercenim si dy femij te lumtur siper divanit,e kur me kendoje kengen ton te bukur?!e mban mend deshiren ton te madhe per te pasur nje femij,kur me perkedhelje barkun,kur i beje ledhe goces ton qe do vinte ne jet?!Un i mbaj mend dhe cdo mengjes un zgjohem dhe te shkruaj,cdo sekond te mendoj,cdo sekond me mungon me shume se cdo gje ne bot,sepse te kam dashurin time te madhe,te kam genjyer per gjera idjote e di,por jan gjera qe sme perkasin mua por njerzve te mij me te dashur,per te miren e atyre jam ketu larg teje qe po vuaj si qeni qe me keputet shpirti cdo sekond te dites time.TE DUA KIKI IM I VOGEL,se '' I'm in love with a kikiki,i'm in love with kiki qe po lahet'' e di qe te kam ber shume keq te lutem te me falesh.nuk te kerkoj te ulesh veten e te kthehesh tek un,por te lutem me ler te degjoj zerin sepse po vuaj me te vertet.E TE DUA ME GJITH SHPIRT.Ashu si ti ke then KOHA TREGON GJITHCKA,ASHU KOHA DO TE TREGOJ PER MUA QE NUK JAM ASHU SI TI MENDON.
Letra 3
Anabel si te gjitheve besoj se kto njohjet ne fb u kan filluar me ndonje koment neper faqe, ashtu me ndodhi por rastisem edhe me nje qytett bashkk.. Ishte i bukur ne foto tgjitha tmiratt i kishte, ishte edhe dj .. flisnim ntel cdo nat por nk ishim takuar akoma,, mua mpelqente ai shummm edhe ai me donte e di pasi edhe sot me kerkon te lidhemi.. Nejse, vendosem nje dit te takohemi kur cte shohh ai ishte shuuume i shkurter, dmth m teper se un ,, aii ne foto ishte yll mojj Zh po as me fytyr sbente aq ,, edhe un sjam noj bukuri e rrall po edhe sa per ate joo
Gjith ajo dashuri e madhe ikuu si me magji, doja te gjeja menyren se si tmos i flisja me... Vazhdonte tme fliste prapp po mbylla fb, edhe nmr e ndrrova kshu qe vetem nepermjet shoqeve me fliste edhe akoma me flett .. Po cte bejjmm duhet trriteshh pak cun i dashur .flm po e postove
Letra 4
Mirmbrema
pershendetje adm e fansa
doja te pyesja fansat se jam shum e shqetsuar,:
A eshte normale qe nje bashkshort te rrij gjith naten ne internert pa e vene re se u gdhi? Duke par porno? nese kujtohet iken e fle ne divan e jo me gruan.
A eshte normale qe te dali sa her te doje dhe ku te doje?
A eshte normale mos te prek babai femine me dore me justifikimin qe eshte pun per gra kjo, edhe pse femija e therret?
ju lutem me thoni si motren tuaj
A jan normale kto gjera?
se ai me thot qe kto qe ben jan te gjitha normale!!
flm nese komentoni
respekte te gjitheve
Letra 5
"Interneti me futi ne telashe" , qenka fiks per mua tema sonte .
Ehh moj Anabel, sa rehat kane qene kohet ku internetin se njihja akoma, smartphone-t jo e jo. Sapo me ra ne dore ky i fundit fillova te beja kerdin ?
Kam hapur cdo rrjet social te mundshem, po ai qe perdor me teper eshte instagrami. Aty mund te hedh dhe 2-3 foto ne dite, dhe foto qe s'ia vlejne te hidhen. Jam shume e apasionuar pas fotove. Stalkeroj cdo profil te mundshem, thene ndryshe nga ne shqiptaret "ruaj profilet e te tjereve". Marr info se cfare bejne, ku shkojne, me ke jane te lidhur hahahah ? Ne kete menyre pasurojme dhe bisedat ne kafe me gocat, analizojme cdo gje qe kemi pare. Interneti moj Anabel me ka bere te njoh aq shume cuna te bukur sa nuk di ke te zgjedh e te mbledh mendjen. Dhe kur e mbledh mendjen un, si per dreq del gjithmone nje tjeter me i bukur qe me flet, me ngacmon dhe rrjedhimisht ndryshoj mendje.
Interneti me shkaterroi gjumin, une nuk bej gjume bukurie si vajzat e tjera ? jo se me mungon kjo e fundit eee ? (Zh-ja mund t'ua pohoj) ? Ka pasur raste qe dhe me nje ore gjume kam qene, qe kam pire filxhana te pafundem me kafe qe te mos me zinte gjumi te nesermen qe duhet te cohesha per te vazhduar angazhimet e perditshme.
Mos te flas pastaj per sakrificat e shumta qe bej per disa komponente. Nese me duken te mire, rri dhe iu jap mhb, deri ne 2-3-4 te mengjesit, dhe pse te nesermen mund te kem dhe provim ne oren 8 sic e kisha sot ?C'ti besh moj Anabel , duhet ti mbajme disa letra te hapura apo jo ..
Interneti thjesht te shkaterron, te ben ta vrasesh mendjen per gjera qe nuk duhet, te ndihesh keq kur shikon qe te tjeret dalin bredhin ndersa ti mund te jesh duke ngrohur krevatin vetem ?
Sa te pafajshem kemi qene kur s'kishim internet , dhe ne kafe rrinim bisedonim c'te na vinte per mbare. Jo si ditet e sotme qe te gjithe jane te perqendruar pas celularit, dhe bejne konkurence like-sh. Jetojme ne nje kohe ku te gjithe e dine se cfare ben tjetri, se me ke shoqerohet, ke ka shok e shoqe dhe cdo gje te mundshme. Te keqen e koheve kur luanim 'petash' neper oborre , jane kohe qe vertet ia vlejne dhe nuk kthehen me dhe un si turma po te them anonim e dashur Zh , se jam me adresen e vertet ? kisses