Egli Tako publikoi këngën e re “Jetë” në platformat muzikore dhe njerëzit e pritën me kërshëri projektin e saj të ri. Teksti është shkruar nga Fifi (Filloreta Raci) dhe i kushtohet një dashurie të shkuar.
View this post on Instagram
Komentet, menjëherë vërshuan dhe pretenduan se kënga e re i dedikohet Gjestit, me të cilin Egli pati një raport toksik gjatë pjesëmarrjes në “BBVA 4”. Të shumta ishin komentet ku njerëzit shpreheshin se Egli po viktimizohej dhe se duhej ta linte pas atë histori.
Tani, le ta analizojmë tekstin se si ne, si ju, jemi njerëz detajistë:
“Nuk ta fal, nuk ta fal o jetë.
Nuk ta fal,që m’le vetë o jetë
Nuk ta fal, nuk ta fal o jetë
Ça m’bone?
Nuk ta fal,që m’le vetë o jetë.”
Kështu nis kënga dhe po të kthehemi ca muaj pas, do të kujtojmë se Egli i thërriste Gjestit “jetë”, ndaj nëse kemi të bëjmë me një dedikim, Egli është treguar e qartë që në fillim.
“Sa fort jam gjyku pse kam dashuru me zemër.
Akullnajë e ftohtë jom bo shkaku jot.
E veten e rrej e rrej.
Aq sa t’du edhe të urrej”
Vijon një pjesë tjetër e këngës dhe ndoshta Egli u referohet komenteve të shumta që ka marrë gjatë qëndrimit në “BBVA 4”, ku njerëzit shpeshherë e kanë kritikuar në lidhje me Gjestin.
“Boll mo se jom lodh e mi ke ** ti nervat edhe ndjenjat.
E prapë vij tek ti.
Zemra m’sjell tek ti”
Egli doli nga shtëpia pasi u ndje keq, u kthye me një qëndrim më stoik dhe tha se me Gjestin s’kishte më punë, por më pas, u puthën e u përqafuan sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
E kështu, një këngë e re, mbase do të rinisë një dramë të vjetër. Gjithsesi, ne si përherë e duam opinionin tënd, ndaj voto: