Metropolitan

“American Music Awards 2025”: Lista e fituesve, triumfon Billie Eilish

“American Music Awards 2025”: Lista e fituesve, triumfon Billie

Këtë vit, edicioni i 51-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve, “American Music Awards 2025”, u mbajt në Fontainebleau Las Vegas.

Ky event muzikor, si zakonisht, edhe këtë vit dhuroi spektakël. Nën moderimin e Jennifer Lopez, skena u mbush me emra të mëdhenj të muzikës në botë.

Përtej performancave, vëmendjen kryesore e merr ndarja e çmimeve, teksa nominimet për secilën kategori bazohen në të dhëna reale si: dëgjimet në platformat streaming, shitjet e albumeve dhe këngëve, transmetimet në radio dhe fitimet nga turnetë muzikorë.

“American Music Awards 2025”: Lista e fituesve, triumfon Billie

Kendrick Lamar udhëhoqi listën e nominimeve me plot 10 kategori, duke lënë pas emra si Post Malone, Billie Eilish, Chappell Roan dhe Shaboozey.

Nëse Lamar do të fitonte në të gjitha kategoritë, ai do të barazohej me legjendat Michael Jackson dhe Whitney Houston për më shumë çmime të fituara në një vit të vetëm.

Megjithatë, duhet theksuar se këngëtarja Billie Eilish ishte ylli i mbrëmjes, duke u vlerësuar me plot 7 çmime.

Si u ndanë çmimet:

Fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes

Artisti i Vitit: Billie Eilish

Artistja më e mirë e re: Gracie Abrams

Albumi i Vitit: Billie Eilish – “Hit Me Hard and Soft”

Kënga e Vitit: Billie Eilish – “Birds of a Feather”

Bashkëpunimi i Vitit: Lady Gaga & Bruno Mars – “Die With a Smile”

Turneu më i mirë i vitit: Billie Eilish

Artisti më i mirë Pop (Meshkuj): Bruno Mars

Artistja më e mirë Pop (Femra): Billie Eilish

Artistja më e mirë Country (Femra): Beyoncé

Artisti më i mirë Hip-Hop (Meshkuj): Eminem

Artistja më e mirë Hip-Hop (Femra): Megan Thee Stallion

Artistja më e mirë R&B (Femra): SZA

Artisti më i mirë R&B (Meshkuj): The Weeknd

Artisti më i mirë Latin (Meshkuj): Bad Bunny

Artistja më e mirë Latin (Femra): Becky G

Artistja më e mirë K-Pop: RM (BTS)

Artistja më e mirë Afrobeats: Tyla

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

🥺💞

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

Funksionon gjithmonë! 😎

😂😂😂

Give this man a beer 🍻 All rights reserved to: @rtvklan

💃