Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Automjeti përplasi turmën e tifozëve të Liverpool: 47 persona të plagosur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një automjet përplasi dhjetëra persona në rrugën Water Street të hënën, ku po festohej titulli i “Premier League” nga Liverpool FC.

Zëvendësshefi i Policisë së Merseyside, Jenny Sims, tha në një konferencë për shtyp se një shtetas britanik, 53-vjeç, nga zona e Liverpool-it është arrestuar në lidhje me incidentin, i cili nuk po trajtohet si akt terrorist.

Sipas autoriteteve, të paktën 27 persona janë dërguar në spital, ndërsa 20 të tjerë u trajtuan për lëndime të lehta. Mes të plagosurve ndodheshin edhe katër fëmijë.

Fermerët francezë protestojnë para Asamblesë Kombëtare në Paris

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra fermerë zbarkuan në Paris të hënën me traktorët e tyre, duke shprehur hapur pakënaqësinë para portave të Asamblesë Kombëtare Franceze.

Qëllimi i tyre ishte të mbështesin një projektligj të propozuar nga deputeti i ekstremit të djathtë, Laurent Duplomb. Ligji synon të lehtësojë atë që shumë fermerë e përshkruajnë si barrë.

Projektligji përfshin masa për të thjeshtuar marrjen e lejeve të ndërtimit për stalla dhe rezervuarë uji, si dhe lejon përdorimin e përkohshëm të disa pesticideve të ndaluara, përfshirë acetamipridin, një insekticid neonikotinoid i ndaluar në Francë që nga viti 2018.

Ukraina: Rusia ka humbur gati një milion ushtarë që nga nisja e luftës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia ka humbur gati një milion trupa në luftën e saj kundër Ukrainës.

Ukraina nuk specifikon nëse këto shifra përfshijnë vetëm të vrarët apo edhe të plagosurit, por perceptimi i përgjithshëm është se ato përfshijnë të gjithë të rënët, të vrarë, të plagosur, të zhdukur dhe të zënë rob.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë më 24 shkurt 2022, autoritetet ukrainase kanë raportuar humbjet ruse çdo ditë, megjithëse as Ukraina dhe as Rusia nuk publikojnë rregullisht të dhëna për humbjet e veta.

Trump dënon vrasjen e punonjësve izraelitë në SHBA, por marrëdhënia me Netanyahun mbetet e tensionuar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dënoi vrasjen e dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, duke e quajtur veten "presidenti më pro-Izraelit në historinë e SHBA-së".

Megjithatë, pas kamerave, marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu janë përkeqësuar.

Pesë zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm amerikanë thonë se marrëdhënia ndërmjet dy liderëve është tensionuar javët e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën e trajtimit të krizave në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, "krisja" e këtij raporti nuk është pasqyruar ende zyrtarisht. SHBA është aleati kryesor i Izraelit, por ky i fundit po përballet me kritika nga shumë vende të botës për shkak të luftës së përgjakshme në Gaza.