Shëndeti

8 shenjat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë (dhe si ta rregulloni këtë)

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2025

8 shenjat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë (dhe si
Mats Silvan

Mund të mendoni se po pini mjaftueshëm ujë, por nëse e kaloni ditën vetëm me një filxhan kafe, trupi juaj ndoshta është më i dehidratuar se ç’mendoni. Trupi i njeriut është rreth 70% ujë dhe humbet deri në 2.5 litra çdo ditë – edhe vetëm nga frymëmarrja.

Por si ta kuptoni nëse jeni realisht të dehidratuar? Mjeket Dr. Lela Ahlemann dhe Dr. Heather Viola ndajnë tetë shenjat më të zakonshme të mungesës së ujit në organizëm dhe si ta përmirësoni situatën.

Si fillim, çfarë e shkakton dehidratimin?

Dehidratimi ndodh kur trupi humbet më shumë lëngje sesa merr. Arsyet kryesore përfshijnë:

- Pirja e pamjaftueshme e ujit;

- Temperatura e lartë e trupit, sëmundje si sepsa apo problemet me veshkat;

- Aktiviteti fizik i rënduar;

- Konsumimi i pijeve që dehidratojnë (alkooli, shumë kafe etj.);

- Mjekime si laksativë, diuretikë, antihistaminikë.

8 shenjat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë (dhe si

Pijet që nuk ju hidratojnë (edhe pse janë të lëngshme)

- Alkooli është ndër pijet më dehidratuese – shton urinimin dhe ul nivelin e hormonit ADH që ndihmon në ruajtjen e ujit në trup.

- Kafeja, në sasi të moderuara (deri në 3 filxhanë në ditë), nuk shkakton dehidratim të theksuar, por më shumë se kaq mund të ndikojë negativisht.

- Pijet me gaz nuk janë shumë dehidratuese, por për shkak të sheqerit dhe kafeinës që përmbajnë, mund të kontribuojnë në mënyrë indirekte në humbjen e lëngjeve. Si gjithmonë, çelësi është balanca.

Sa ujë duhet të pimë?

Sipas Mayo Clinic, rekomandohet që gratë të marrin rreth 2.7 litra ujë në ditë, ndërsa burrat rreth 3.7 litra. Rreth 20% e këtij konsumimi mund të vijë nga ushqimi, por shumica nuk e arrin këtë nivel.

8 shenjat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë (dhe si

Tani, 8 Shenjat më të zakonshme që po pini pak ujë:

- Goja e thatë dhe etja – Shenja e parë klasike. Goja e thatë dobëson mbrojtjen imunitare dhe mund të sjellë erë të keqe.

- Uri e shtuar – Trupi shpesh ngatërron etjen me urinë.

- Urina në ngjyrë të errët ose në sasi të vogël – Ngjyra ideale e urinës është e verdhë e çelur. Ngjyra më e errët tregon mungesë uji.

- Dhimbje koke dhe marramendje – Tregues i uljes së qarkullimit të gjakut dhe furnizimit me oksigjen.

- Lodhje dhe mungesë përqendrimi – Truri nuk merr mjaftueshëm lëndë ushqyese kur ka pak ujë në trup.

- Lëkura dhe buzët e thata – Test i thjeshtë: kapni lëkurën në dorë dhe tërhiqeni. Nëse nuk rikthehet shpejt në formë, jeni të dehidratuar.

- Rrathë të zinj nën sy – Gjaku i trashur bën që enët e gjakut të duken më shumë.

- Kapsllëk – Trupi merr më shumë ujë nga zorra kur jeni të dehidratuar, duke e ngurtësuar jashtëqitjen.

8 shenjat që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë (dhe si

Si të hidratohemi?

Uji është gjithmonë zgjedhja më e mirë.

Mundësi të tjera: pije elektrolitike, ujë kokosi, lëngje të holluara frutash, çajra bimorë, ujë me gaz.

Ushqimet që hidratojnë: shalqi, pjepër, kastravec, sallatë jeshile, selino.

Këshillë praktike: Mbani gjithmonë me vete një shishe uji me vete dhe vendosni alarme për të kujtuar veten të pini ujë. Në raste më të rënda, mund të kërkohet edhe trajtim me serum.

Hidratimi nuk është thjesht një zakon – është domosdoshmëri për trupin, mendjen dhe lëkurën.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Vogue