
Aborti nuk është zgjidhja më e mirë, por nëse për shumë arsye jeni detyruar dhe keni vendosur të ndërprisni shtatzëninë, atëherë merrni parasysh këto këshilla, që të mos rrezikoni jetën tuaj.
1. Duhet të siguroheni që jeni vërtetë shtatzënë
Para se t’i nënshtroheni një aborti mjekësor ose kirurgjik, është e rëndësishme të jeni të sigurta që jeni shtatzënë. Testet e shtatzënisë të kryera në shtëpi nuk anë 100% të sigurta, prandaj këshillohet vizita tek një mjek i specializuar gjinekolog. Pranë “Matrix Research Centre” mund të konfirmoni se jeni shtatzënë me ndihmën e një sonograme.
2. Duhet të dini se sa ka progresuar shtatzënia juaj
Një në katër shtatzëni përfundon në abort, kështu që është e rëndësishme të dini se në cilën fazë të shtatzënisë jeni, duke konfirmuar edhe nëse fetusi është në uterus dhe ka rrahje të zemrës. Mënyra me e mirë për të përcaktuar gestacionin janë ultratingujt. Në varësi të moshës gestacionale bëhet edhe përzgjedhja e mënyrës së abortit.
2.1. Nëse keni vetëm pak javë që jeni shtatzënëPër të përfunduar shtatzënitë në javën e 9-të (ose më herët, optimalja është nën javën e shtatë) mund të përdoret pilula RU-486, e cila e indukton kimikisht organizmin të dështojë. Ndryshe ajo njihet si mifepristone dhe i jepet pacienteve në 2 doza. E para dozë administrohet në klinikën Matrix Research Centre dhe ndalon zhvillimin e fetusit, ndërsa e dyta mund të merret në shtëpi dhe bën zbrazjen e përmbajtjes së uterusit.
2.2. Nëse do të kryeni abort në trimestrin e parëNëse jeni më tepër se 7-javëshe, do të ishte mirë të përdornit metodën e aspirimit me vakuum, për të ndërprerë shtatzëninë. Metoda kryhet në mjediset e klinikës Matrix Research Centre dhe para se t’i nënshtroheni, duhet të kryeni gjithë analizat e nevojshme (analizat e urines, një check up të përgjithshëm dhe ulratinguj).
2.3. Nëse e keni kaluar trimestrin e parë…Përfundimi i shtatzënive pas trimestrit të parë është një ndërhyrje më e rrezikshme, më e komplikuar dhe më traumatike. Nëse ka kaluar kohë dhe është i pamundur aborti përmes barnave dhe aspirimit me vakuum, kryhet ndërhyrja D&C në dy hapa: së pari bëhet mpirja e cerviksit dhe zgjerimi i tij. Është i nevojshëm përdorimi i barnave kundër dhimbjeve dhe rekomandohet një aktivitet shumë i limituar fizik. Pas rreth 12 orësh, pacientja rikthehet në klinikë dhe, pasi i nënshtrohet anestezisë lokale ose të përgjithshme, bëhet largimi i përmbajtjes së uterusit me një instrument të mprehtë.
3. Duhet të vlerësoni anët pozitive dhe negative të vendimit tuaj.
Ju keni të drejtën ligjore për të zgjedhur rezultatin e shtatzënisë tuaj. Gjithësesi, vendimi për abortin mundtë jetë personal dhe i vështirë. Sigurohuni të konsultoheni me njerëzit tuaj të besuar dhe të diskutoni me mjeken gjinekologe-obstetre të klinikës, Dr. Eliona Demaliaj, të gjitha pyetjet që keni.
4. Duhet të dini nëse keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Është e rëndësishme të përcaktohet prania e ndonjë infeksioni seksualisht të transmetueshëm (IST) nëorganizmin tuaj. Nëse abortoni me një IST të patrajtuar, do të jeni në risk të latë për infeksion dhe komplikacione.
5. Duhet të mësoni risqet emocionale dhe fizike që mund të sjellë aborti
Aborti është një procedurë mjekësore e pakthyeshme.
Secila prej metodave ka risqe mjekësore dhe efekte anësore, të cilat ju bëhen të ditura dhe ju shpjegohen me detaje nga mjekja, dr. Eliona Demaliaj. Për informacione të mëtejshme, kontaktoni klinikën “Matrix Research Centre” në numrin e telefonit: +355 68 47 11 010 ose në adresën: Bulevardi Gjergj Fishta; Kulla 1; Ap 2/3;Tirana, Albania.