
Nga "Mirëmbrëma yje" në "Mirëmëngjes yje"! Nëse e prisnit t'i shihnit sonte në darkë Elsa Lilën dhe Isli Islamin në emisionin e Arbanës, lajmi i mirë është që i keni në YouTube që nga mëngjesi. Përse? Sepse njerëzit mezi po prisnin t'i shihnin tha Arbana, por komentet nuk është se thonë plotësisht të njëjtën gjë.

Njerëzit, që s'lënë detaj t'u shpëtojë, vunë në pah në komente se ky ndryshim i papritur i Arbanës në orar, është sepse Elsa Lila është e ftuar edhe në podcastin e Grida Dumës, e cila do publikohej sonte në orën 18:00, ndryshim ky edhe për podcast-in e Gridës që deri më tani është transmetuar të dielave.




Kështu, Grida duket se u përpoq të bënte një lëvizje që intervista e saj të merrte më shumë shikueshmëri, por Arbana u tregua edhe më e shkathët. "Lufta" mes podcast-eve sapo ka nisur!


