Instagramming

Ç’po ndodh mes Dafinës & menaxherit (dhe kushëririt) Pëllumb Çitaku? Ja ç’dihet

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2025

Ç’po ndodh mes Dafinës & menaxherit (dhe kushëririt)

S’duhet shumë për të kuptuar që “diçka po zien” mes Dafina Zeqirit dhe (ish)menaxherit të saj. Bashkëpunimi mes këngëtares dhe Pëllumb Çitakut duket se ka marrë fund dhe zërat thonë se jo në mënyrën më paqësore të mundshme.

Sipas burimeve të Prive, Dafina ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin e gjatë me menaxherin – i cili është gjithashtu djali i dajës së saj – një ndarje që, sipas raportimeve, nuk ka qenë thjesht profesionale.

Burimet thonë se tensionet mes tyre kanë nisur prej kohësh dhe se këto ndryshime në ekipin e Dafinës përfshijnë edhe disa anëtarë të tjerë të stafit të saj të ngushtë. E gjithë situata, nga jashtë, lë të kuptohet që nuk bëhet fjalë për një ndarje “paqësore” – sidomos nëse marrim parasysh faktin që asnjëri nuk ndjek më tjetrin në Instagram, dhe kjo në botën e showbiz-it është pothuajse e barabartë me një deklaratë.

Një tjetër detaj që përflitet është roli i Kreshnikut, bashkëshortit të Dafinës, i cili – sipas Prive – është përfshirë gjithnjë e më shumë në drejtimin e karrierës së saj gjatë muajve të fundit.

Ç’po ndodh mes Dafinës & menaxherit (dhe kushëririt)

Deri më tani nuk ka pasur një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Dafina apo Pëllumbi, por këngëtarja reagoi në mënyrë të tërthortë. Në një postim nga @mtvks, që Dafina e ka ndarë në InstaStory, thuhet:

“Është e vërtetë që kohët e fundit ajo ka bërë disa ndryshime të rëndësishme profesionale, me qëllimin e vetëm për të ruajtur qetësinë, fokusin dhe integritetin e punës së saj. Këto vendime nuk janë shenjë e ndonjë kaosi, por pjesë e rritjes dhe mbrojtjes së një karriere që ajo e ka ndërtuar me përkushtim.”

Për momentin, mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky ndryshim në rrugëtimin artistik të Dafinës. A do të sjellë një epokë të re në karrierën e saj? A është Kreshniku menaxheri i ri në hije? A do të ketë ndonjë reagim nga Pëllumbi?

Një gjë është e sigurt: showbiz-i shqiptar rrallëherë është kaq i qetë sa duket në Instagram.

Artikuj të sugjeruar: