Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë qindra të burgosur

Ukraina dhe Rusia kryen të shtunën fazën e dytë të një shkëmbimi të madh të të burgosurve, duke liruar secili vend nga 307 ushtarë. Ky vendim erdhi një ditë pasi 390 luftëtarë dhe civilë u liruan në fazën e parë të shkëmbimit.

"Mes atyre që u kthyen sot janë pjesëtarë të ushtrisë sonë, Shërbimit Kufitar dhe Gardës Kombëtare të Ukrainës," tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

Sipas tij, shumica e ushtarëve ukrainas të liruar ishin kapur në rajonin e Donetskut, disa që nga viti 2022.

Përshkalëzohet konflikti: Në mesin e shumë kritikave, ushtria izraelite shton sulmet në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Të gjitha brigadat tokësore dhe të blinduara të ushtrisë izraelite (IDF) janë vendosur në Gaza, raportuan mediat lokale të shtunën, ndërsa Izraeli përshkallëzoi sulmet.

Ushtria izraelite tha se ka goditur mbi 100 objektiva brenda 24 orëve, duke pretenduar se ishin infrastruktura të përdorura nga Hamasi.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se trupat e 79 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë dërguar në spitale, shifër që nuk përfshin zonat në veri, ku spitalet mbeten të paaskesueshme për shkak të rrethimit nga forcat izraelite.

Një nga viktimat ishte mjek, i cili humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e tij gjatë sulmeve të së premtes.

Netanyahu kritikon liderët perëndimorë për qëndrimin ndaj Gazës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë se po qëndrojnë në "anën e gabuar të historisë", pasi bënë thirrje për ndalimin e sulmeve ushtarake në Gaza dhe për lehtësimin e ndihmave humanitare.

"Kur vrasësit masivë, përdhunuesit dhe rrëmbyesit të falënderojnë, atëherë je në anën e gabuar të drejtësisë, të njerëzimit dhe të historisë," tha Netanyahu të premten, duke përmendur Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe Mark Carney.

Sipas tij, këta liderë nuk po ndihmojnë paqen, por po inkurajojnë Hamasin që të vazhdojë luftën dhe të përpiqet të krijojë një tjetër shtet palestinez që do të synojë shkatërrimin e Izraelit.

Një dramë iraniane fiton Palmën e Artë në Kanë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Filmi iranian "Ishte vetëm një aksident" fitoi çmimin më të lartë në Festivalin e Kanës, Palmën e Artë.

Aktorja Cate Blanchett i dorëzoi çmimin regjisorit iranian Panahi, i cili u burgos në Iran tre vite më parë dhe kishte hyrë në grevë urie. Për më shumë se 15 vite, ai ka realizuar filma fshehurazi në vendin e tij, si "Ky nuk është një film" dhe "Taksi".

Publiku e priti me duartrokitje, ndërsa Panahi, i surprizuar, falenderoi ekipin e tij dhe mori përgëzime nga juria, e udhëhequr nga Juliette Binoche.