Showbiz dhe TV

Elvis Pupa reagon pas akuzave: "Një manipulim i pastër i informacionit"

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2025

 Elvis Pupa reagon pas akuzave: "Një manipulim i pastër i

Pas akuzave se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme në Australi, Elvis Pupa ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet e tij sociale, duke sqaruar të vërtetën e tij dhe të bashkëshortes, Belina Pupa. Aktori e nisi reagimin duke përgënjeshtruar si fillim lajmin se ishte arratisur nga Australia dhe ndodhej në kërkim:

"Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja 'jam arratisur' dhe 'ndodhem në kërkim'. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë."

Më pas, ai u shpreh se përpjekjet për ta tjetërsuar këtë situatë, janë manipulime të qëllimshme:

"Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme."

Pupa sqaroi më tej se bashkëshortja e tij, Belina, vazhdon e lirë aktivitetin e saj profesional dhe si ajo, edhe Elvisi bie dakord se i takon drejtësisë të flasë e fundit.

Më tej, aktori adresoi dhe "keqpërdorimet e rënda të lajmit, me qëllim sensacionalizmin dhe klikimet" që kanë hasur këto dy ditët e fundit.

"Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve," tha ai.

Elvis Pupa reagon pas akuzave: "Një manipulim i pastër i

Në fund, Elvis Pupa tha se jeta vazhdon normalisht dhe falenderoi gjithë njerëzit që i kishin treguar mbështetje gjatë kësaj situate.

Lajmi se Elvis dhe Belina Pupa ishin kapur në shkelje të paligjshme, që përfshinte kultivimin e bimëve narkotike në një pronë në emrin e Belinës, u përhap si fillim nga mediat australiane. Ditën e djeshme, Belina sqaroi për Dritare Tv se prona është në emër të saj, por e dhënë me qira. Aktualisht, ajo tha se po mbahet gjyqi për pasqyrimin e fakteve dhe po pret drejtësinë për të nxjerrë në pah të vërtetën.

Artikuj të sugjeruar: