Kinema & TV

“The Devil Wears Prada 2” vjen së shpejti - Rikthimi që e donim, por s'e prisnim!

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2025

“The Devil Wears Prada 2” vjen së shpejti - Rikthimi që e

Është koha t’i nxirrni sërish lulet nga dollapi (jo, jo për pranverën) sepse “The Devil Wears Prada 2” është zyrtarisht në horizont! Pas gati dy dekadash që nga filmi ikonik i vitit 2006, vazhdimi do të zbresë në kinema më 1 maj 2026 dhe fansat mezi po e mbajnë veten!

Megjithëse kastit legjendar i mungon ende firma përfundimtare, zërat thonë se Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci mund të rikthehen për një tjetër tur në botën e modës, intrigave dhe qortimeve të frikshme në zyrë.

“The Devil Wears Prada 2” vjen së shpejti - Rikthimi që e

Sipas Variety, ngjarja do të flasë për Miranda Priestly-n (Meryl Streep) teksa përballet me krizën e botimeve tradicionale, ndërkohë që has në një rivalitet të ri — këtë herë me asistenten e saj të dikurshme (Emily Blunt), që tashmë është një superfuqi në industrinë e luksit dhe kontrollon buxhetet reklamuese që Miranda i dëshiron me çdo kusht. Tingëllon emocionuese, apo jo?

Edhe pse Anne Hathaway në disa intervista është shprehur me skepticizëm rreth një vazhdimi, Emily Blunt ka lënë të kuptohet se "ka diçka që po gatuhet", ndërsa Stanley Tucci është më i drejtpërdrejtë: “Do isha i lumtur nëse ndodh.”

“The Devil Wears Prada 2” vjen së shpejti - Rikthimi që e

Filmi do të rikthejë gjithashtu producenten Wendy Finerman dhe regjisorin David Frankel, ndërsa skenarin e ka marrë përsipër sërish Aline Brosh McKenna – po ajo që e solli në jetë filmin e parë. Me një treshe të tillë pas kamerave, presim ashpërsi të rafinuar, dramë me shije të mirë dhe, sigurisht, veshje që do na bëjnë të rimendojmë gjithçka në garderobë.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: People