Taylor Swift thuhet se është distancuar nga mikesha e saj prej një dekade, Blake Lively, pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore mes saj dhe aktorit Justin Baldoni.
Një burim për Daily Mail ka deklaruar:
“Nëse Taylor do të kishte një dëshirë tani, do të ishte që të mos e kishte njohur kurrë Blake. Ka pasur momente të bukura mes tyre, por problemet që kanë dalë nga çështja me Baldoni-n i kanë rënduar të gjitha ato kujtime.”
Thuhet se Taylor Swift tani e sheh miqësinë me Blake Lively-n si burim stresi dhe zhgënjimi. Ajo është ndarë përfundimisht nga kjo marrëdhënie dhe drama e filmit "It Ends With Us" ishte pika që e shtyu ta bëjë këtë hap.
Burimi shton gjithashtu se Blake gjithmonë donte të ishte "shefja e grupit" dhe Taylor detyrohej ta "zbriste me këmbë në tokë". Gjithashtu, partneri i Taylor Swift-it, Travis Kelce, ka mbajtur anën e saj dhe së fundmi ka hequr nga Instagrami bashkëshortin e Blake Lively-t, aktorin Ryan Reynolds.
Sipas raportimeve, Taylor dhe Travis ndihen të "zhgënjyer dhe të neveritur" nga mënyra si pala tjetër e përfshinë Taylor-in në përplasjen e tyre me Justin Baldoni-n.
Pse ndodhi e gjitha kjo?
Justin Baldoni e ka paditur Blake Lively-n dhe Ryan Reynolds-in me 400 milionë dollarë, duke i akuzuar për shantazh dhe manipulim në setin e "It Ends With Us". Ai pretendon se Blake përdori miqësinë e saj me Taylor Swift për të fituar kontrollin në prodhimin e filmit. Madje, avokatët e Justin Baldoni-t thonë se Taylor Swift është kërcënuar nga avokatët e Blake Lively-t me publikimin e mesazheve private nëse ajo nuk e mbështeste publikisht Blake-un.
Avokati i Blake Lively-t i ka mohuar këto akuza. Ndërkohë, përfaqësuesi i Taylor-it ka mohuar çdo përfshirje të saj në projektin "It Ends With Us", duke theksuar se ajo “nuk ka qenë kurrë në set, nuk ka ndikuar në kast apo prodhim dhe nuk e ka parë filmin deri pas publikimit të tij”.
Me gjithë këtë zhurmë, pala mbrojtëse e Justin Baldoni-t ka tërhequr thirrjen e dëshmisë nga Taylor Swift, pasi, sipas burimeve, “morën informacionin që u duhej vullnetarisht”.
Artikuj të sugjeruar:
- Krejt papritur, Justin Baldoni heq dorë nga përfshirja e Taylor Swift në gjyqin me Blake Lively
- Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte një makth
- Në mbështetje të Taylor! Gigi Hadid ka vendosur të mbajë distancë nga Blake Lively?
- Çfaaarë?! Blake Lively ka kërcënuar Taylor Swift, sipas Justin Baldoni
- Taylor reagon (përmes zëdhënësit) pasi u thirr në gjyqin Lively-Baldoni: “Përpjekje për klikime”
Burimi: Page Six