Ka disa fjali që nuk të thuhen në asnjë darkë me shoqe, as nga prindërit, as nga partneri/ja, por të thuhen në një dhomë të qetë, në një kolltuk të butë dhe nga një terapist/e që të sheh drejt e në sy.
Dikush në internet pyeti: "Cila është ajo fjali që të ka thënë terapisti/ja dhe që s’të del nga mendja deri sot?" dhe përgjigjet ishin një përzierje emocionesh. Në këtë artikull, kemi mbledhur disa prej tyre. Lexoji me kujdes - ndoshta njëra prej tyre është çfarë të duhej të lexoje sot.
Shënim: Ky artikull përmban mendime dhe përvoja personale të njerëzve nga rrjetet sociale dhe nuk zëvendëson ndihmën profesionale. Nëse ndihesh i/e mbingarkuar emocionalisht, mos hezito të kërkosh ndihmë nga një terapist i licencuar. Të folurit ndihmon. Gjithmonë.
"Njerëzit që kanë më shumë nevojë për terapi nuk vijnë te ne, viktimat e tyre po."
"Personi që të mungon çdo ditë po zgjedh që mos të të kontaktojë. Kjo është e gjitha që duhet të dish.”
"Për të shëruar një plagë, duhet të ndalosh së prekuri."
"Ti kujdesesh për të tjerët sepse kështu shëron pjesën e brendshme tëndën që kishte nevojë për dikë të kujdesej për ty."
"Pse nuk je ti personazhi kryesor në jetën tënde?"
“Nuk është faji yt që të ndodhi, por është përgjegjësia jote të shërohesh."
“Njerëzit e shëndetshëm nuk kanë problem me kufijtë e shëndetshëm."
“Asnjë përgjigje është vetë një përgjigje."
“Nëse mund të imagjinosh dështimin, mund të imagjinosh edhe suksesin."
“Nuk do të thyesh dot një mallkim brezash sa kohë je i zënë duke kënaqur brezin që është mallkuar."
“Ti nuk je përgjegjës për ndjenjat e të tjerëve."
“Nëse do të ishe i rëndësishëm për ta, nuk do të ishe këtu duke më pyetur nëse je i rëndësishëm për ta."
“Sjellja është një gjuhë!"
“Ndjenjat nuk janë fakte."
“Sa më kontrollues të jetë dikush, aq më i pasigurt është ai."
“Trauma shpjegon sjelljen, por nuk e justifikon atë."
“Kur reagimi yt duket më i madh se sa e kërkon situata, kjo është traumë."
“Ti ishe fëmija, ata ishin të rriturit."
“Ti nuk do e kuptosh kurrë pse janë ashtu, sepse ti nuk je si ata."
“Plaga nuk shërohet nëse nuk e lë rehat. Dhe fatkeqësisht, ndonjëherë duhet të jemi të fortë mjaftueshëm që të mos e ngacmojmë plagën."
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.