Dakota Johnson, megjithëse është milionere dhe ka një super karrierë, s’i thotë “jo” ca parave ekstra. Gjatë një interviste për “Elle UK”, aktorja u shpreh se kolegu dhe miku i saj, Pedro Pascal, i sugjeroi që ajo të kishte një llogari në OnlyFans (një platformë ku përdoruesit tregojnë përmbajtje ekskluzive dhe zakonisht seksuale).

Dakota tregoi për sugjerimin e aktorit ndërsa i jepte ca këshilla një vajze anonime, e cila e pyeti nëse duhet të shqetësohej që i dashuri i saj ndiqte modele të OnlyFans në Instagram dhe aktorja iu përgjigj:
“Nuk di asgjë për këtë. Tek OnlyFans drejtohen njerëzit kur duan të shohin të tjerët duke bërë gjëra të çuditshme? A janë tërheqëse modelet e OnlyFans? A janë ndryshe nga modelet e zakonshme?”, pyeti ajo e paqartë.

Ajo, më pas tregoi se miku i saj, Pedro Pascal, i sugjeroi që të hapte një llogari:
“Pedro Pascal më tha që duhet të hap një OnlyFans. Mund të lëviz thjesht gishtin e këmbës dhe fitoj para? A duhet ta bëj?”, u shpreh aktorja.
Dakota bëri shaka se do ta konsideronte të bashkohej me OnlyFans, vetëm nëse do të mund të kuptonte se për çfarë tipologji përmbajtjeje bëhet fjalë. “Duket interesante dhe intriguese”, shtoi ajo.
Disa goca të famshme kanë tanimë llogari në OnlyFans. Cardi B, Lily Allen, Denise Richards, Kate Nash etj i janë bashkuar platformës së njohur, por ndonëse gocat e përdorin pikërisht për të treguar video/foto me përmbajtje seksuale, Cardi B e përdor për të treguar mbi projektet e reja muzikore.
Bukur Cardi, gocë me mend.
Artikuj të sugjeruar: