Celebrity

Chiara Ferragni zyrtarisht beqare: I dashuri i saj rikthehet tek ish-bashkëshortja

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2025

Chiara Ferragni zyrtarisht beqare: I dashuri i saj rikthehet tek

Konfiromohet përfundimisht se Chiara Ferragni është sërish beqare. Marrëdhënia e saj me menaxherin e Pirelli-t, Giovanni Tronchetti Provera, ka marrë fund. Ndërkohë që influencerja foli publikisht për marrëdhëniet toksike, në jetën e saj private ndodhi një tjetër ndarje.

Revista “Chi” ka publikuar foto të reja ku Provera shfaqet në Portofino, i shoqëruar jo vetëm nga tre fëmijët e tij, por edhe nga ish-bashkëshortja, Nicole Moellhausen, me të cilën duket se ka pasur një ribashkim të papritur, të konfirmuar nga një puthje publike.

Chiara Ferragni zyrtarisht beqare: I dashuri i saj rikthehet tek

Sipas revistës “Chi”, fundjava e kaluar ka qenë vendimtare për përfundimin e historisë me Ferragni-n dhe ndryshimin në jetën private të Giovanni Provera-s. 

Kohët e fundit Giovanni dhe ish-bashkëshortja e tij janë parë "rastësisht" në disa vende publike së bashku. Por kulmi arriti në plazhin e Paraggi-t. Giovanni, me fëmijët, u takua sërish me  ish-bashkëshorten, këtë herë për një bisedë serioze, ndoshta një sqarim. Dhe në fund? Ai e shoqëroi në makinë – dhe aty ndodhi puthja që zgjidhi misterin: Giovanni është kthyer pas, drejt dashurisë së tij të vjetër dhe më familjare.

Lidhja mes Chiara Ferragni-t dhe Giovanni Tronchetti Provera-s nisi verën e kaluar, në një periudhë ku të dy po kalonin ndarje të vështira. Ferragni sapo ishte ndarë nga Fedez, ndërsa Provera nga bashkëshortja.

Chiara Ferragni zyrtarisht beqare: I dashuri i saj rikthehet tek

Sipas burimeve pranë çiftit, gjërat nuk funksionuan, pjesërisht për shkak të presionit mediatik dhe mungesës së pëlqimit për Chiara-n nga familja e Giovanni-t, që sipas zërave nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje shumë të ekspozuar.

Në mënyrë simbolike, historia u mbyll në vendin ku shumë dashuri italiane lindin apo përfundojnë: në bregdetin e Liguria-s, me një puthje - por këtë herë jo mes Chiara-s dhe të dashurit të saj, por mes një burri dhe nënës së fëmijëve të tij.

Artikuj të sugjeruar:

Burimet: Il Messaggero, Tgcom24